Njoftohen të gjithë bashkatdhetarët, se Shoqëria „Lëvizja“ Dega jashtë Atdheut, sot, me datë 24.11.2024, organizon Festën Kombëtare, 28 Nëntorin dhe festat tjera të Nëntorit së bashku, të festojmë! Sipas helveticALforum, në këtë manifestim, pritet të jetë edhe njëri nga themeluesit e UÇK-së, z.Ali Ahmeti dhe disa personalitete shumë të larta kombëtare.
Familjarë të Dëshmorëve, ish-anëtarë e simpatizantë të LPK-së, të UÇK-së, aktivistë të fondeve të tri emblemave të UÇK-së, bashkatdhetarë! Në nderim të angazhimeve, kontributeve tuaja të pakursyera dhe mbi të gjitha sakrificave në interes të Çështjes Kombëtare, kemi nderin të ju ftojmë të merrni pjesë në shënimin e 30-vjetorit të UÇK-së. Përveç juve, në manifestim do të marrin pjesë ish-anëtarët e Kryesisë dhe të Këshillit të Përgjithshëm të LPK-së, delegat të Mbledhjes së 4-të të Përgjithshme (korrik 1993), aktivistë dhe përsonalitete të shquara të Çështjës Kombëtare.
Në nderim, përkujtim dhe respekt për 30-vjetorin e UÇK-së dhe Festave të Nëntorit me program të zgjedhur do na nderojnë, Arif Vladi, Xhemail Murtishi, Osman Kelmendi, Naim Selmani, Alim Dauti dhe ish këngëtarët e SH.K. Artistike “Luftëtaret e Lirisë”, grupi i valleve nga Shkolla Shqiptare e Vallëzimit “SHOTA” dhe nxënës të shkollave shqipe në Zvicër.
Tërë aktiviteti i Shoqërisë “Lëvizja” në Zvicër do përcillet nga RTK dhe TV tjera të vendit dhe Mërgatës Shqiptare. Pjesëmarrja e juaj ja shtonë madhështinë manifestimit! Manifestimi mbahet më 24 nëntor 2024 (e diel), në adresën:
5242 Birr, Wyde 1, Restorant Wydehof (Argau), duke filluar në ora 13:00.
Me nderime dhe konsideratë të veçantë!
Shoqëria „Lëvizja“ Dega jashtë Atdheut
Kryetari, Sejdi Gega