Seid Feta Zumberi, 25-vjeçar, i lindur në Walenstadt, Zvicër, me origjinë nga Sllupçani. Vjen nga një familje akademike, ku gjeneratat e reja janë në zhvillim të vazhdueshëm, duke u fokusuar kryesisht në fushat e informatikës dhe mjekësisë.
Familja Zumberi numëron mbi gjashtë mjekë, disa anëtarë të përkushtuar në botën e biznesit, një ish-politikan, si dhe tre vëllezërit, të cilët kanë përfunduar studimet me titull Master of Science në informatikë dhe ekonomi në Universitetin e Cyrihut.
Rruga e tij arsimore filloi në Flums, ku përfundoi shkollën fillore dhe atë të mesme të ulët, ndërsa gjimnazin me drejtim të ekonomisë dhe të drejtës e përfundoi në Sargans. Pasioni për drejtësinë dhe vendimmarrjen e drejtë e shtyu që për nëntë vite të angazhohet si arbitër futbolli, ku për një vit ishte pjesë e grupit të talenteve për arbitra në kantonin e Cyrihut.
Më pastaj zgjodhi një drejtim të ndryshëm nga pjesa tjetër e familjes: vendosi t’i përkushtohet fushës së drejtësisë, me synimin për të ndihmuar të varfërit dhe ata që përjetojnë padrejtësi. Pasi përfundoi studimet e nivelit Bachelor of Law në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Zyrihut, aktualisht ai po ndjek studimet për Master of Law në të njëjtin universitet. Përveç studimeve, ka punuar si këshilltar për të drejtën e mbrojtjes së të dhënave në Swiss Infosec AG, ku ka këshilluar dhe mbështetur kompani të mesme dhe të mëdha në zbatimin e rregulloreve dhe standardeve në fushën e mbrojtjes së të dhënave.
Njëkohësisht, në mënyrë private, ka trajtuar me sukses me shumë raste pro bono, duke ndihmuar individë që kanë përjetuar padrejtësi të ndryshme, duke theksuar përkushtimin tim ndaj ndihmës për ata që kanë më së shumti nevojë.
Synimi i tij është që në të ardhmen të angazhohet për mbrojtjen e të drejtave të pakicave kombëtare dhe për të sjellë drejtësi në shtet. Shpresojmë që, përmes angazhimit të tij profesional dhe akademik, të jap kontributin e tij në krijimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të barabartë për të gjithë.
Për më shumë, do të mësoni në një intervistë, që do ta kemi së shpejti.
helveticALforum.ch