Mbrëmë në Zagreb, para një auditori përplotë profesorë të departamentit të gjeografisë, Dekanit të Fakultetit, Prof. Mirko Planinić, Kryetarit të Shoqatës së gjeografëve, prof. Mladen Maradin, pastaj prof. Ivo Nejašmić, studentëve dhe njerëzve të vokacioneve tjera, bashkë me prof. dr. Zoran Stiperski, z.Ejupi, mbajti ligjeratën për sfidat gjeopolitike të Kosovës. Në një postim në rrjetet sociale, zoti Ejupi thekson se:“
Kënaqësi të rikthehem në tribunën shkencore gjeografike “Geografski Ponedeljak” e cila po hapëron drejt traditës shekullore dhe të cilën me pedanteri e seriozitet maksimal e organizojnë Shoqata e gjeografëve të Kroacisë dhe Departamenti i Gjeografisë, i Fakultetit të Shkencave Matematike Natyrore këtu në Universitetin e Zagrebit.
Hera e parë ishte në vitin 2018 kur e mbajtëm ligjeratën për shkëmbimin e territoreve e cila si temë e dominonte diskursin e atëhershëm politik dhe akademik.
Ndërkaq, mbrëmë para një auditori përplotë profesorë të departamentit të gjeografisë, Dekanit të Fakultetit, Prof. Mirko Planinić, Kryetarit të Shoqatës së gjeografëve, prof. Mladen Maradin, pastaj prof. Ivo Nejašmić, studentëve dhe njerëzve të vokacioneve tjera, bashkë me prof. dr. Zoran Stiperski mbajtëm ligjeratën për sfidat gjeopolitike të Kosovës brenda së cilës folëm për rrugëtimin e saj historiko-politik, elitat politike në Kosovë, nuancat dalluese, orientimet ideopolitike, sfidat e sigurisë në kohën e vlimeve të shumta gjeopolitike, etj. Ishte nder dhe kënaqësi!“.
helveticALforum