Bayer Leverkuseni shkëllqeu me Granit Xhakën duke i shkaktuar debakël skuadrës nga Austria, Salzburg, me rezulta 5:0, në kuadër të xhiros së pestë të Champions League në futboll.
Wirtz (8′ e 30′), Grimaldo (11′), Schick (61′) e Garcia (72′) – shlënuan për Bayerin.
Futbollisti Xhaka është paraqitur titullar.
Barcelona ka shënuar fitore të madhe me rezultat 3:0 ndaj Reims nga Franca.
Golat i realizuan Lewandowski (10 – nga penalltia e 90+2′) e Olmo (66′).
Arsenali ka shënuar fitore me rezultat 5:1 në udhëtim ndaj Sportingut.
Për Arsenalin shënuan Martinelli (7′), Havertz (22′), Gabriel (45+1′), Saka (65′) e Trossard (82′) dhe për vendasit realizoi Inacio (47′).
Bayern Munihu e mposhti me rezultat 1:0 PSG-në.
Kim Min – Jae shënoi në minutën e 38-të. Mysafirët mbeten pa një lojtar nga minuta e 57-të, Dembele u përjashtua me karton të kuq.
Manchester City befasohet, barazon 3:3 me Feyenoord-in.
Për Cityn shënuan Haaland (44′- nga penalltia e 53′), Gundogan (50′) dhe për udhëtuesit Hadj Moussa (75′), Gimenez (82′) e Hancko (89′).
Interi e ka mposhtur me rezultat 1:0 Leipzigun.
Golin e realizoi Lukeba (27′ – autogol).
Rezultatet
Barcelona – Brest 3:0
Bayer – Salzburg 5:0
Bayern – PSG 1:0
Inter – Leipzig 1:0
Manchester City – Feyenoord 3:3
Sporting – Arsenal 1:5
Young Boys – Atalanta 1:6 / K.Goca