Intervistë ekskluzive me znj.Mardena Kelmendi /
Intervistoi: PhD. Dashnim HEBIBI /
Zonja Mardena Kelmendi ka meritat e saj atdhetare, letrare dhe koordinuese ndërmjet Italisë, Shqipërisë dhe trevave shqiptare nga vitet ’90, e cila mërgoi familjarisht në Mardena.U lind në Qytetin e Beratit më 15 gusht 1963, në një familje traditash demokratike dhe atdhetare.
I ati i saj ishte Bardhyl Kelmendi, një intelektual i mirëfillët, i ardhur nga Peja e Kosovës në Shqipëri në vitin 1956.Mësues në Rugovë të Pejës, bir i Bali Idriz Osmanajt, qytetar kosovar i emiguar nga Regjimi i Rankoviqit. E ëma e Mardenës është atdhetarja e njohur shqiptare Vitore Stefa, e cila e ka prejardhjen nga një ndër familjet më të njohura patriotike dhe intelektuale të Beratit antik e historik.
Prindërit e saj, gjyshërit e Mardenës, ishin të mirënjohur, ndër ta edhe mësuesja e popullit, njëra nga katër mësueset e para të qytetit të bardhë, Eleni Stefa, por edhe Martiri i Demokracisë, Kostaq Stefa.
Mardena e kreu shkollën e mesme në Durrës, pasi kishte mbaruar shkollën fillore në Berat. Për arësye biografike, nuk mundi të vazhdonte studimet më tej dhe filloi punën që në moshë të njomë, (16 vjeçare) në fabrikën ‘N. I. Sh. ‘Goma’ në Durrës. Meqë kishte prirje artistike që në fëmijëri dhe një zë të bukur që e vlerësoi atë me zërin më të mirë në konkursin e ndërrmarjeve të Durrësit.
Mardena Kelmendi u cilësua dhe vlerësua nga kompozitori njohur Ajk Zaharian, i cili kompozoi enkas për të një këngë që mori çmimin e parë, por që nuk u gëzua siç duhej, pasi biografia e saj bëri të mos mirrte pjesë në Festivalin Kombëtar të Këngës në TVSH. Ëndrra e Mardenës së talentuar mbeti e parealizuar për shkak të zërave mbi biografinë e familjes së saj me tradita demokratike e antikomuniste.
Kërkoi azil politik me kusht të afrohej në Itali, ku kishte ndaluar edhe familja. Zonja Mardena Kelmendi ka zhvilluar aktivitete të panumërta me shoqata të tjera në bashkimin e shoqatave në Itali, pra bashkimi i shoqatave shqiptare – arbëreshe me qendër në Rimini. Ndër aktivitetet më të spikatura ishte ajo në Qytetin e Fermos, me inaugurimin e Bustit të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Mardena ështe nje vajzë aktive, e gjallë dhe kurdo di të arrijë diçka sublime. Edhe pse rrugët duken të vështira, synimi i saj e gjenë gjithmonë një zgjidhje.
Me shoqatën “Shote Galica” u bë një punë e mbarë kolosale për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit shqiptar. Vënia në pah e vlerave të gruas shqiptare dhe integrimi i saj në shoqërinë italiane për Shoqatën Mbarëkombëtare “Lidhja Shqiptare në Botë”, ajo ka punuar për mirënjohjen dhe mbarëvajtjen e integrimit të gruas shqiptare në Friuli, në Venezia dhe Giulia. U nderua dy herë me çmim prestigjioz për poezitë në librin “Kadare Europeo”.
Ka botuar 4 libra dhe është pjesëmarrëse në disa antologji me poetë të huaj e shqiptarë, ku ka dhënë kontributin e saj për realizimin e tyre. Së bashku me 80 gratë më aktive në botë, morri pjesë si e ftuar nga ministri i diasporës në Kosovë, duke u nderuar me mirënjohje për bashkëpunim në projekte të ndryshme. Disa mirënjohje iu ndanë nga aktivitetet e shumta, si ANOLF, shoqatë e komuniteteve të ndryshme dhe etnive të ndryshme në Trieste, si edhe me ‘Lions Europeo Trieste’.
U stabilizua, fillimisht në Qytetin e Trevizos, Krahina e Venetos, në Itali, ku filloi me aktivitetet e para vullnetare, sociale dhe artistike, në emër të shqiptarizmit, në një periudhë ku vetëm fjala shqiptar të siguronte një persekutim të dytë në një vend ku sapo kishte filluar fenomeni i emigrimit në vitet ’90-të dhe nga ana e shqiptarëve që njiheshin si e keqja e ardhur përtej detit.
Në ndërkohë, Mardena krijoi Shoqatën “Shote Galica”,në vitin 1993, në Oderzo Trevizo,me pjesëmarrës nga të gjitha trevat shqiptare, por edhe italiane, që e ndihmuan në sistemimin e emigrantëve shqiptarë që kërkonin strehim dhe ndihmë.Shumicën prej tyre i strehonte në shtëpinë e saj, derisa i ndihmonte të sistemoheshin, në bashkëpunim me shoqatën “Iliria”.
Së bashku me gra të shquara intelektuale, ka organizuar disa aktivitete të rëndësishme, një ndër të cilët la gjurmë në memorien e emigrantëve shqiptarë të Trevizos, Festa e ‘8 Marsit’, ku kishte një pjesëmarrje të madhe.
Bashkimi shoqatave shqiptare në veri të Italisë, integrimii gruas shqiptare në të gjitha fushat, figura e Mardenës ishte nisma,kurajo,fjala, forca e dashuria që përcillte në breza për t’u treguar kulturën, veshjen, traditën, e cilët ishin e janë shqiptarët dhe trevat e ndara, të cilat i lidhte dhe i lidhë një gjuhë, një shpirt e një komb.
Mardena, me shembullin personal, natyrën e saj artistike, kurajoze, bëhej emocioni sallave me fjalime, ku trasmetonte fuqinë e gruas, nënës, motrës shqiptare, e cila ruan brezave gjuhënshqipe.
Ajo shquhet me takimin dhe figurën e saj në integrimin e gruas, humanizmin e viteve 1999, kur nevoja e madhe e ardhjes së grave shqiptare nga Kosova në kohën e luftës, kustrehoi e sistemoi nevojat e tyretë para.
Mardena është edhe disa herë fituese me çmimin e parë për vargun e saj të lirë poetik në disa ngjarje me poetë të mirënjohur. Takimet letrare dhe antologjitë me poetë shqiptarë e italianë e të kombësive të ndryshme, ka gjetur atë që ju mohua, melodinë e zërit të saj, siç thotënë varg “Këngën e heshtur“.
Mardena ka ndihmuar pa interes, jo vetëm emigrantët shqiptarë që kishin nevojë për ndihmë. Mirënjohje të shumta për punën e saj të palodhur, e cila titullin e marrë në kongresin e dytë LSHB-së, si përfaqësuese e gruas në veriun e Italise, e ka kryer mrekullueshëm.
Mardena, në vitin 2020 hoqi dorë nga aktivitetet e saj shoqërore dhe si përfaqësuese e këtyre ngjarjeve, pasi morri pjesë në zgjedhjet e fundit, të prillit, nëShqipëri, si zëri i diasporës, me Partinë ‘Bindja Demokratike’.
Sot, Mardena ia dedikon kohën e saj, si gjyshe e shkëlqyer, katër mbesave të djalit të saj të vetëm, Alesjo dhe bashkëshortit të saj, Sokolit.
Merr pjesë si e ftuar në ngjarje të ndryshme dhe e thotë me bindjen e saj që është e lumtur për sa ka mundur të bëjë, pasi sheh kombin që ecë vet, siedhe shqiptarët që dallohen nëçdo fushë ku prezantojnë të bukurën shekullore që në shekuj ëndërruam.
Ju lutem të na përshkruani profilin tuaj! Me se merreni? Çfarë profesioni keni?
Aktualisht jam në shtëpi. Kam punuar në disa profile pune, por i fundit infermiere në moshën e tretë.
Na tregoni, ju lutem, kur keni migruar në Itali?
Në Itali kam mërguar në vitin 1992,pasi qëndrova dy vite në Athinë me burrin dhe djalin e nusen dhe me katër vajzat.
Cila është struktura aktuale e familjes suaj?
Frymëmarrje e lirë për mundësinë dhe moshën e re të arrija diçka që nuk kisha mundur ta bëj në Shqipëri para viteve të ’90. Nga vet biografia e koha e vështirë që në pesë dekada kaloi vendi ku u linda, mundësia që më pas u realizua, sepse fillimi ishte i vështirë.Kur nuk njeh gjuhën dhe anën shoqërore të një vendi, ku vendosë të ndalosh për vazhdimin e jetës, sidomos kur ke një fëmi tetë vjeçar me vete.
Si e kujtoni veten gjatë ditëve të para në itali?
Njohja me këtë shtet, i cili ka veçoritë e tij të historisë, por edhe një historie të përbashkët me tonën në shekuj, më ka dhënë mundësi të hyja, pa frikë, në udhët që më hapeshin të njihja plagën e historisë shqiptare, sa mundja dhe kisha njohuri.
Cila është veprimtaria juaj publike (jashtë punës së zakonshme)?
I kam kushtuar gjithçka njohjes së gruas dhe integrimit të saj (kam dërguar një njohje, të cilën e paraqes në një ftesë të lidhjes së artistëve dhe shkrimtarëve në prill, në njëshkresë elektronike të mëparshme, gjithë punën që kam mundur të japë, edhe pse për atdheun nuk mjafton, sikur për prindin dhënia e të mirës).
Sa keni arritur të integroheni në shoqërinë italiane?
Sinqerisht, erdha e integruar, pasi pata fatin të rritesha në një familje, e cila, shkollimin i kishte kryer në Itali dhe kishin njohje.Veç kësaj, jam lexuese e rregullt e viteve të hershme.Paka shumë, sistemin e këtushëm, e përdora si një fushë që të zhvilloja më shumë njohjet e mia, ti prekja ato dhe t’i shikoja me syrin artistik.Kjo ka shumë rëndësi në integrim, ta njohësh historinë e kodin civil të vendit ku zgjedh të jetosh.
Sa shpesh e vizitoni vendin e lindjes suaj?
Unë kam dy qytete që çdo vit i vizitoj: Beratin, ku jam lindur dhe Pejën, vendlindjen e tim ati.
Cila grua (fytyrë publike) në atdhe [Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Luginë e Preshevës, etj.] mendoni se ka bërë shumë për avancimin e gruas në shoqërinë tonë?
Mendoj që të gjitha gratë që kam ndeshur në aktivitetet e mia, të zhvilluara nëpër Itali e Evropë, kanë rolin e veçantë. Kam takuar gra të ndryshme, fjala e të cilave, puna e tyre ka lënëshenja dhe krenari. Po veçaoj ato me të cilat kam bashkëpunuar këtu në Itali ndër vite: Najada Herkiraj, Mimoza Leskaj, Mimoza Hametaj,Marie Lala, Ledia Kashami, Valbona Jakova, Manjola Lamaj,Teuta Xhafa,Mevlyde Bytyqi, Arjana Danaj,Vojsava Zagali, Fatmira Musaj, Nereida Xhakolli,Ariana Kosova, etj.
Në cilin dimension mendoni se gruaja shqiptare e diasporës ka kontribuar më së shumti për çlirimin e Kosovës?
Gruaja dardane që la burrin në luftë e mbathi teshat mbi karrocat e karvanit më të dhembshëm, e cila provoi atë grua, doja ta vendosja në shërbimin më të madh që ka dhënë kontributin në luftën e dhunën mbi atdheun tonë. Gjithashtu, ato gra që hodhën mbi shpatulla pushkën dhe ranë heroina në luftën e ashpër të gjarprit të zi, kundër vendit përrallor, Dardanisë, ato motra që nuk i trembi zilia,s mira, krimi i ashpër mbi identitetin kombëtar dhe figurën e shenjtë të gruas. Për mua kjo është puna e saj në shekuj që përkundi trima dhe nuk i përgatiti sundues, por mbrojtës të trojeve dhe ushqeu dashuri.
Sa premtuese, sipas jush, është gjenerata e fëmijëve në ruajtjen e traditës kombëtare [etnokulturës tonë]?
Kësaj pyetjeje do ti trembesha, pasi zhdukja e shqiptarëve, totalisht do të ndodhë, nëse nuk mbajmë fort rrënjët tona te brezat pas nesh. Detyrimi i institucioneve tona është unikal dhe i vetmi të ndihmojë mos të asimilohemi, në çdo drejtim, si mbështetjen e shkollave, por edhe me familjet, të cilat janë baza kryesore e mbajtjes së amanetit të madh, komb, gjuhë, identitet. Po përdorin çdo lloj formash ti ushqejnë brezat e katër me harresë dhe fitime të lehta monetare. Kjo është e rrezikshme. Nuk besoj që ende, kombi ynë, do të lejojë dhe diaspora, po ashtu, që kjo të ndodhë.
Në cilat segmente vlerësoni se gruaja shqiptare e diasporës ka nevojë të mbështetet nga shteti amë?
Sot, këtu, do të thoja që gruaja e diasporës, nga shteti amë nuk kërkon asgjë, veç njohjes së historisë kombëtare, që ajo ti a përcillet brezave.Baza e një kombi është historia.Fëmijët që rriten jashtë, do të ndjejnë krenarinë e paraardhësve të tyre që janë të njohur historikisht ndër shekuj. Kjo nuk është në interesin e shteteve fqinje që bëjnë gjithçka ta shtrembërojnë atë.Kujdesi dhe urgjenca e këtij volumi historik shpëton një herëe mirë asimilimin, por dhe ndihmon gruan të vazhdojë procesin e saj, si nënë, motër, grua dhe mësuese e brezave që rritë në mërgim.
Jeni model dhe shembull i shumë vajzave të reja që po rriten në Itali për sukseset e juaja. Komenti juaj?
Nuk jam model, por jam munduar ti lë emocionet në takime, ti lë shembuj që kam ndjerë që i përcjellin me respekt karshi meje dhe kjo më mbushë zemrën sigurisht.
Sipas jush, po dëgjohet sa duhet zëri i gruas shqiptare të diasporës?
Ne, gratë e diasporës, në të vërtetë, flas për ato gra që i vunë shpatulla integrimit e fillimit me respekt edhe për ato që evazhdojnë sot ta njohin zërin shqiptar të gruas, po mendoj që ne, brezi pas ’90, nuk morëm leje askund të thërrasim fort për të drejtat e gruas shqiptare. Ende nuk kanë marrë asnjë dënim ata që dhunuan këtë figurë kolosale shekulli.
Ne kemi folur me krenari, e kemi përveshur mëngët, duke iu adaptuar çdo lloj pune për të realizuar nevojat e familjes, ecurisë, po edhe familjes së mbetur në atdhe. Gruaja e diasporës, pas viteve‘90 ka titullin‘heroina shqiptare’.
Në trastat e tyre të mërgimit nuk kishte të kuq buzësh, as parfum versaçe, por dhembje. Lanë shtëpitë, lanë prindë, morën trastat e mbushura me halle dhe rritën fëmijë të shkëlqyer, të shkolluar, pa u munguar kurrë krenaria, as në shkollë, e as në jetën përtej atdheut.
Sot, fatkeqësisht, kur shoh teknologjinë e prishjene figurës së saj me banalitete, vërtetë ndjehem keq, kur kemi kaq shumë të tregojmë çdo linjë që na jipet mundësia.
Do të duhej që gruaja shqiptare e diasporës të jetë më e organizuar?
Duhet, mbi të gjitha, dëshira dhe mbështetja e institucioneve, ministrive të diasporës, ti japë atyre grave që nuk ulurijnë me një flamur, si çlirimtare të gjësë që nuk kanë bërë, por kanë nevojë dukshmërie. Sot, kjo është fatkeqësi e madhe, sepse padashur të shtrembërohet edhe kausa edhe efekti.
Faktet dhe puna e saj e faktuar bën të njihet për sa ajo mund të japë kudo ndodhet.Bashkimi i grave bën fuqinë kudo. Falemnderit edhe njëherë për mundësinë që të jem pjesë e intervistave tua.
heveticALforum.ch