Nga Afërdita Halimi, Gjermani
E largët je, s’mund të të shohim.
Dëshmi të shumta ke,
që ne i lexojmë, rishtas i zbulojmë.
Rrudhat e tua në ballë,
në pritë hasmit i kanë dalë.
Janë rrudha të gjata mijavjeçare,
të mbrojtura nga mbretëritë ilire,
nga kryengritjet shqiptare.
Mijëvjeçarët e shënuar,
origjinën tonë e kanë dëshmuar.
Në çdo rrudhë një dëshmi qëndron.
Në çdo rrudhë një pikë gjak pikon.
Trojet e lashta të Ilirisë
i dëshmon Apollonia, Butrinti, Rozafati.
Plot dëshmi ka
që armiqtë përpiqen
t’i shtrembërojnë pa ia nda.
Po atë e vulosi Skënderbeu,
duke themeluar shtetin e Arbërisë.
Gjaku i derdhur i heronjëve
Për të mbrojtur kufinjtë e shqiptarisë.
Mars 1991