Kjo Federatë ka bërë bashkë të gjithë shqiptarët nga të gjitha trojet, në kampionatin mbarëkombëtar, me pjesëmarrjen e 380 sportistëve nga 62 shoqata dhe klube sportive të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi. Fjalën përshendetëse e mbajti Presidenti i Federatës Shqiptare të Karatesë, z. Petrit Baba, që vlerësoi kontributin e shumë brezave të sportistëve dhe trajnerëve, që i kanë dhuruar ndër vite Shqipërisë shumë medalje dhe tituj kampionë.
I ftuar në këtë aktivitet që përkonte edhe me 112 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, z. Fidel Ylli shprehu mirënjohjen e tij për sukseset e kësaj federate dhe spotistëve të saj, ndërsa vlerësoi dhe mbështjetjen që ka ardhur prej të gjithë sportistëve dhe trajnerëve nga të gjitha trojet shqiptare.
Të ftuar në këtë aktivitet ishin dhe zv/Ministri i Arsimit dhe Sportit, z. Endri Hoxha, Kryetari i Federatës së Maqedonisë së Veriut, Besnik Murati, ish-kampioni i Botës Enver Idrizi, ish-kampioni i Europës Enver Cakiqi, si edhe shumë personalitete të tjera të sportit.
/ Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH)