Shoqëria Kulturore Shqiptare në Kroaci “Shkëndija”, në bashkëpunim me Unionin e Shqiptarëve në Kroaci, organizuan 30 nëntor 2024 në hotelin Antunoviç në Zagreb për një mbrëmje muzikore të paharrueshme me rastin e 112 vjetorit të shtetit shqiptar. Përvjetori i pavarësisë së Shqipërisë ishte i veçant. Veprimtaria mblodhi një numër të madh vizitorësh në një sallë të mbushur, ndërsa atmosfera u mbush me entuziazëm dhe krenari për një moment të rëndësishëm në historinë e shqiptarëve.
Me atë rast, ansambli Shkëndija, interpretoi valle tradicionale shqiptare, të cilat i kërcyen me pasion dhe përkushtim të veçantë. Valltarët, përfshirë fëmijët parashkollorë, gëzuan publikun me aftësinë dhe energjinë e tyre. Koreografitë u përgatitën nga profesori me përvojë Dilaver Kryeziu, ndërsa kryetarja e Shoqatës Gentiana Lleshdedaj ishte kyçe në organizimin dhe mentorimin e gjithë ansamblit.
Ceremoninë e pasuruan më tej këngëtarët e njohur shqiptarë Ylli Demaj dhe Lori, të cilët me performancat e tyre krijuan një atmosferë të paharrueshme muzikore, ndërsa të pranishmit shijuan këngë që evokuan frymën e traditës muzikore shqiptare.
“Ishim dëshmitarë të një mbrëmjeje tjetër të veçantë që tregoi punën dhe përkushtimin tonë për ruajtjen e kulturës dhe traditave shqiptare në Kroaci. Ansambli Shkendija ka gjallëruar dhe ushqyer vallet shqiptare, dhe puna me ansamblin tonë të talentuar të valleve ishte një përvojë e jashtëzakonshme.
Jam veçanërisht krenar për brezin tonë më të ri, të cilët kanë treguar mjeshtëri dhe dashuri të jashtëzakonshme për traditën tonë. Faleminderit të gjithëve që na mbështetën, nga valltaret, koreografet, mentorët e deri tek këngëtarët e mrekullueshëm. Kjo mbrëmje ishte rezultat i punës së palodhshme, dhe ky është vetëm fillimi. Kemi përpara projekte të reja të shumta që do të vazhdojnë të promovojnë kulturën shqiptare. Faleminderit të gjithëve që erdhët dhe e bëtë këtë mbrëmje të paharrueshme”, tha presidentja Gentiana Lleshdedaj.
helveticALforum.ch