Boksieri Labinot Xhoxhaj së fundi fitoi titullin kampion i Evropës në kategorinë e rëndë të boksit profesionist në EBU.Ishte kënaqësi e veçantë takimi i sotëm me të. E urova për suksesin e jashtëzakonshëm, e poashtu folëm për rrugëtimin, sfidat e tij si sportist dhe planet për të ardhmen.
Këtë titull të çmuar të boksit evropian, më parë e kanë fituar boksierë të njohur elitarë, përfshirë edhe legjendën Luan Krasniqi.Qëllim i ardhshëm i Labinotit është që titullin ta mbroj në Kosovë, e ne padyshim jemi shumë krenarë më arritjen e tij dhe përfaqësimin e dinjitetshëm të Kosovës në botë, kështu shkruan në rrjetet sociale Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Republika e Kosovës, z. Hajrulla Çeku.
helveticALforum.ch