Veprimtari i mirënjohur që jeton e vepron në Zvicër, njëherit është edhe kryetar nderi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore, z.Florim Useini, këto ditë po qëndron në Kosovë, Maqedoni dhe Turqi. Ai sot, ka takuar edhe një kompani me premtim të madh në fushën e filmit 3D dhe animacionit. Bashkëpronarët, z.Gashi dhe znjsh.Bejta, kanë qëndruar për disa ditë në Zvicër, për të shikuar shtrirjen e biznesit të tyre.
Ja se si e përshkruan z.Useini takimin e sotëm:
„Sot, me shumë kënaqësi vizitova zyrat e kompanisë Neofilms në Prishtinë, ku u takova me pronarët Dalip Gashi dhe Ilirjana Bejta.
U impresionova nga puna e shkëlqyer dhe teknologjia moderne që përdorin. Aktualisht, ata janë duke punuar në dy projekte të mëdha 3D dhe Animacion: ZHAK dhe MINIBEAST.
Padyshim, i përgëzoj për angazhimin dhe punën e palodhur, dhe ju uroj shumë suksese. Gjithashtu, ndihem krenar që jam pjesë e këtij projekti, jo vetëm përmes investimit shumë interesant, por edhe duke kontribuar me mbështetje, sepse ky projekt do të jetë një promovues i madh për shtetin e Kosovës, duke e paraqitur atë në mbarë botën, e veçanërisht në Hollywood.
Po ashtu, ftoj të gjithë dashamirët t`na bashkohen në këtë përpjekje, që i përket të ardhmes, që padyshim nuk do të zhgënjehen. Përshëndetje nga Prishtina!www.neofilms.pro, shkruan ndër të tjera Florim Useini.
helveticALforum.ch