/ Nga Prof.dr. Valon Murati, Zëvendës President për Marrëdhënie me Jashtë në Kolegji Universum /
Këtë vit, tema qendrore e konferencës është: “Ndërtimi i një Horizonti të Qëndrueshëm për Gjeneratat e Ardhshme”. Tri shtyllat kryesore të sesioneve dhe diskutimeve tona të cilat lidhen me konceptin e qëndrueshmërisë sot janë: Inovacion i Qëndrueshëm përmes Dizajnit, AI dhe Lidershipit në Biznes; Avancimi i Qëndrueshmërisë në Shëndet dhe Mirëqenie; dhe Formësimi i Bashkëpunimit Global: Strategji Ligjore, Mediatike dhe Politike.
Këtë vit kemi punime dhe prezantime nga akademikë që përfshijnë vendet si SHBA-të, Bullgaria, Sllovakia, Çekia, Polonia, Portugalia, Spanja, Ekuadori dhe Peruja, Maqedonia e Veriut e Shqipëria. Natyrshëm jemi të nderuar edhe me praninë e kolegëve tanë nga UNI dhe universitetet e tjera nga Kosova.
Shumë nga prezantimet do të jenë online, për të dëshmuar edhe njëherë për kohën e ndryshimeve të thella dinamike në të cilën po jetojmë. Kohë e cila përmes përdorimit të teknologjisë informative po i shkrin distancat gjeografike dhe zonat e ndryshme kohore.
Kjo konferencë gjithashtu pasqyron përkushtimin e palëkundur të UNI-të për të nxitur bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për të avancuar kërkimet në fushën e qëndrueshmërisë. Partneriteti ynë strategjik me Arizona State University është dëshmi e kësaj.
Për herë të parë, jemi krenarë të përfshijmë prezantime nga profesorë që përfaqësojnë dy universitete partnere, të cilat janë pjesë e këtij partneriteti përmes Cintana Education: Universiteti Ndërkombëtar i Ekuadorit dhe Universiteti Norbert Wiener në Peru, të dyja të fuqizuara nga ASU. Gjithashtu, kemi privilegjin të mirëpresim profesorë nga pjesë të ndryshme të Evropës, si pjesë e programeve të shkëmbimit të BE-së Erasmus +, të cilët do të marrin pjesë në konferencën tonë.
helveticALforum.ch