Shkëlqesia e Tij, z.Ilir Kapiti, Ambasador i Republikës së Kosovës në Britaninë e Madhe na njofton, se dje, në Ambasadën e Republikës së Kosovës, u zhvillua një ngjarje me një temë aktuale: “Kërcënimet e Sigurisë ndaj Kosovës”.
Folësit ishin Prof. Dr. Aiden Hehir dhe Prof. Dr. Andi Hoxhaj. Ky diskutim i thelluar analizoi sfidat dhe kërcënimet që Kosova përballet në fushën e sigurisë, duke ofruar një vështrim të thelluar mbi zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.
Pas prezantimeve, u zhvillua një seancë pyetje dhe përgjigje, ku të pranishmit treguan interes të madh për opinionet e panelistëve dhe Ambasadorit. Mbrëmja u përmbyll me një koktej për të gjithë të pranishmit.
helveticALforum.ch