/ Nga PhD.Dashnim HEBIBI /
Po afrohen zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Nga ajo që po shihet, vota e diasporës po merr vëmendjen e shtuar të subjekteve politike, sidomos gjatë muajit të kaluar. Edhe dhjetori do të jetë i tillë, ndërsa janari, sigurisht se do të jetë edhe më i nxehtë. Interesat e diasporës nuk janë përfaqësuar sa duhet.
Se sa do të jetë pjesmarrëse në zgjedhje, mbetet të shihet, por sallat po mbushen plot, herë te njëri subjekt politik e herë te tjetri. Disa edhe janë fshehur kinse për ditën e flamurit, por në realitet ishin fushata. Zvicra, Gjermania dhe Austria, sipas asaj që po shohim, janë shtetet në të cilat më së shumti po organizohen takime me zgjedhësit e mundshëm.
Edhe kjo e shtunë dhe e diell (7-8 dhjetor) do të jetë me disa takime me përfaqësues të subjeteve politike që do të vijnë në Zvicër, Gjermani, Austri, Kroaci e thuajse në gjithë Evropën.
Nëse po politizohet edhe më shumë diaspora, do të shohim përgjigjen gjatë ditëve, javëve e muajit në vazhdim. A do të duhej që të politizohej, përsëri përgjigja është e njohur, JO. Për shumë arsye. Por, sa do të përgjigjet pozitivisht diaspora këtyre zgjedhjeve, mbetet të shihet!