Të dielën, më 01.12.2024, u prezantua dhe u shfaq programi kulturor i përgatitur nga mësuesja Blerina Starabaja dhe nxënësit e LAPSh-Kt.Glarus.
Nxënësit u prezantuan dhe shkëlqyen me recitime, këngë dhe valle. Kishin kohë që përgatiteshin për këtë festë, dhe me dëshirë dhe vullnet gjithë kohën u angazhuan që të jenë të përgatitur për tu shfaqur sa më këndshëm para publikut.
Më fjalime përshëndetëse e prezantuan zotëri Vigan Berisha, shef i misionit konzullor i Republikës së Kosovës në Cyrih, Halil Avdulli-imami i BISh-Kt.Glarus, dhe Besim Latifi-kryetar i LAPSh-Kt.Glarus.
Pjesë e programit ishte edhe Shoqata Bashkimi Uster, që u prezantuan me grupin Pulëbardhat, e që ishin mahnitës dhe brilant me vallëzimin e tyre, e që u mirëpritën nga publiku. LAPSh-Kt.Glarus i shpreh falënderim dhe mirënjohje të sinqert Shoqatës Bashkim Uster, të cilët pranuan ftesën të marrin pjesë në festimin tonë, e pjesmarrja dhe prezantimi i tyre me valle, e begatoi madhështinë e kësaj feste.
Në pjesën përmbyllëse të programit u prezantua këngëtari Besim Shabani, i cili bashkë më Dj Klodin, interpretuan këngë të ndjekura me valle nga të pranishmit.
Realizimi i këtij programi u bë i mundshëm me kontributin e shumë personave, e të BISh-Kt.Glarus, të cilën ofruan gjithçka në shërbim që ky program të realizohet me sukses.
Veçanërisht i falënderojmë dashamirët që u kujdesën për ushqimin dhe shërbimin, dhe që treguan nivel të lartë të shërbimit dhe kujdesit ndaj pjesëmarrësve.
Ky program festiv u përcoll me emocione nga publiku, u shërbye me korrektësi nga përgjegjësit, e që nuk munguan as ëmbëlsirat e shijshme të gatuara nga zonjat, të cilat me vetdëshirë përgatitën ëmbëlsirat që u shijuan me kënaqësi nga të pranishmit.
LAPSh-Kt.Glarus