Ambasadorja e Kosovës, znj. Geci më 2 dhjetor vizitoi panairin prestigjioz të turizmit “Travel News Market”, i cili po mbahet në Stockholm Waterfront Congress Centre.
Pjesëmarrja e Kosovës në këtë panair u mundësua nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përmes Agjencisë KIESA dhe projektit FEGO të Swisscontact, financuar nga SIDA.
Në një hapësirë ekspozuese disa kompani nga Kosova po e prezantojnë potencialin turistik të Kosovës, duke synuar krijimin e mundësive për bashkëpunim ndërkombëtar në fushën e turizmit. Ambasadorja Geci shprehu mbështetjen e saj për këtë iniciativë të rëndësishme dhe theksoi rëndësinë e promovimit të Kosovës si një destinacion tërheqës turistik në nivel global, njofton Ambasada e Kosovës në Stockholm.