Kryetari i Partisë Republiken, Fatmir Mediu ka marrë pjesë në forumin e IDU Washington DC. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Mediu thotë se ka biseduar me Kryetarin e IDU, ish kryeministri i Kanadasë Stephen Harper, kryeministrin e Australisë Scott Morison, ish kryeministren Britanike Liz Trust, Lideren e re të Konservatorëve Britanik Kemi Badenoch, mikun tim të vecantë Lordin Michael Ashcroft, kancelarin Austriak Sebastian Kurz.
“Shumë panele me personalitete të politikës botërore si dhe të politikës Amerikane diskutuan për cështje të gjeopolitikës, ekonomisë dhe sigurisë. Kina, Rusia, Irani, Ukraina, Lindja e mesme, Izraeli, Palestina dhe Hezbullah etj, në fokusin dhe mendimin e këtyre politikanëve të rëndësishëm botëror”, shkruan Mediu ne rrjetet sociale.
Postimi
Kongresi i SHBA: Washington DC.
Gjatë vizitës në Washington kisha kënaqësinë të uleshim për mëngjes pune dhe takoheshim me Kongresmenët Republikan nga Teksas, Kong Pete Sessions, Kong Pat Fallon, kong Troy Nehls, Kong Lance Gooden.ë, Kong Jake Ellzen
Prej tyre së bashku me kolegët e tjerë të opozitës, kërkova një mbështetje për opozitën shqiptare për zgjedhje të lira dhe të ndershme si dhe një drejtësi e cila nuk përdoret si armë politike nga qeveria për të eleminuar opozitarizmin në Shqipëri.