/ Nga PhD.Dashnim HEBIBI /
Aty ndjej fjalën time të heshtur
dhe heshtjen që flet në një gjuhë mërgimi
me dhembje fushash dhe malesh të atdheut Preshevë
Në “Cyrih Plac”
në trotuar po shkruaj një epitaf për veten
për një lot plot kujtime luftash e betejash
Në “Cyrih Plac” ndjej të shtënat e kohës
një pamje të fëmijëve në Preshevë
se lulet në kopsht çelin për të parë jetën,
Ato lule, të cilat i ujiste nëna Xhevahire.
Në “Cyrih Plac”
pak çaste më parë shkova
të takoj familjarë, miq, shokë e dashamirë
Takova vëllaçkon, e thirra Jeton
Bashkë me vëllaçkon dhe tokën e kemi të njëjtën plagë të kohës,
të njëjtën dhembje dhe dashuri për të
ardhmen e krahinës së ndarë padrejtësisht.
Në atë çast bashkëbisedimi
hija na rrinte tek këmbët, shkruante çdo fjalë tonën
me benzinë (vetura) masnim kilometrat
Njëjtë, si qindarkat e mëgjesit për kafe.
Vjen koha me rrënjët e saj si hije historie.