Kryetarja e Shoqatës Kulturore Shqiptare në Kroaci “Shkëndija”znj. Gentiana Lleshdedaj, ishte e pranishme në themelimin e Klubit të Rinisë Shqiptare në Kroaci të mërkurën, më 11 Dhjetor 2024, në Qendrën Kulturore Shqiptare në Zagreb. Ajo ndër të tjera tha se jemi jashtëzakonisht të lumtur që të rinjtë u aktivizuan dhe shumë prej tyre sapo u përfshinë përmes Shkëndijës, për të cilën jemi jashtëzakonisht krenarë dhe të lumtur.
Presim bashkëpunime në të ardhmen dhe ftojmë të gjithë të bashkohen me ne me punë dhe ide, sepse të rinjtë janë çelësi i komunitetit tonë.
I urojmë kryetarit të sapozgjedhur Rinor Bugujevci, nënkryetares Aulona Vuniqi, sekretares Nita Alita dhe të gjithë anëtarëve të klubit fat dhe suksese të pafundme në punën e tyre.
Të rinjtë janë e ardhmja e komunitetit tonë dhe pjesëmarrja e tyre aktive është e nevojshme për të ruajtur vlerat, traditat dhe identitetin tonë. Në këtë kontekst, ne duhet të fokusohemi tek integrimi, sepse vetëm përmes integrimit mund të sigurojmë mbijetesën e kulturës sonë, duke mbrojtur në të njëjtën kohë gjuhën dhe zakonet tona“. Në këtë takim ishin edhe disa personalitete të komunitetit tonë që jetojnë e veprojnë në Kroaci si z. Esad Çollaku, kryetar i Unionit të Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë.
helveticALforum.ch