Në një organizim të veçantë, Fondacioni “UBT Jim Xhema” ka ndarë bursa për studentët më të dalluar të UBT-së. Ky fondacion, i themeluar për të mbështetur ekselencën akademike dhe për të krijuar mundësi të reja për studentët shqiptarë, shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të edukimit dhe zhvillimit shoqëror.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin figura të njohura nga fusha e arsimit, politikës dhe biznesit, përfshirë Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, Drejtorin e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Diasporë, Naim Dedushaj, përfaqësues të familjes Xhema, Dr. Skënder Osmani dhe personalitete të tjera të njohura nga fusha e arsimit dhe biznesit.
Përfituesit e bursave ishin studentët e të gjitha trojeve shqiptare, nga Medvegja, Bujanoci, Presheva, Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.
Diana Ibishi, Aurela Kamberi, Erlinda Zeneli, Valëza Rukovci, Eljesa Aliu, Sihana Hafuzi, Ediol Dragoti, Bledi Ramadani, Flora Çadraki, Jona Maliqi, Berni Guze, Arif Emini, Dzenis Kanacevic dhe Arbresha Temaj ishin emrat e studentëve që u vlerësuan ekselentë për të marrë këtë bursë.
Jim Xhema kishte ndarë (500-mij dollar amerikan ) me rastin e organizimit të shënimit të 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës dhe vizitës së parë të tij në Kosovë organizuar nga Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare , UBT, Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA, Ambasada e Amerikës në Kosovë dhe Komuna e Prishtinës. / Nga PhD. Naim Dedushaj