/ Me frymëzim dhe mirënjohje, Florim USEINI/
Shumica ma kanë cekur se ndoshta kam një dhunti, ndoshta të lindur apo një qëllim i brendshëm, aftësin për të mbledhur rreth vetes njerëz të dashur, të vlerësuar dhe me zemër të madhe. Kur shoh se si bisedat tona nxisin ide, frymëzojnë veprime dhe krijojnë harmoni, e ndiej që këto momente kanë një vlerë të madhe, jo vetëm për mua, por për të gjithë ne si shoqëri.
Jam jashtëzakonisht mirënjohës për çdo mik që ka zgjedhur të jetë pjesë e këtij udhëtimi, që beson te unë, që respekton energjinë tonë dhe që përkrah vizionin që ne ndërtojmë së bashku.
Përtej bisedave dhe kënaqësive të përditshme, besoj se ky bashkim ka një qëllim shumë më madhor. Bashkimi është forca e kombit tonë. Vetëm duke bashkëpunuar mund të zhvillojmë ekonominë tonë, mund të avancojmë në arsim, kulturë dhe ide, dhe mund të realizojmë ëndrrën tonë të kahershme për një bashkim kombëtar të shqiptarëve.
Asnjë sukses nuk mund të arrihet vetëm, por kur jemi të bashkuar, nuk ka sfidë që mund të na ndalojë. Prandaj, këtë energji të bashkimit duhet ta mbajmë si pishtar në çdo hap të udhës sonë.
Faleminderit të gjithëve për çdo bisedë, çdo mbështetje dhe çdo ide që ndani me mua. Ky nuk është një sukses i imi, por një sukses i yni, sepse së bashku jemi më të fortë, më të guximshëm dhe më të aftë për të ndryshuar botën tonë.
Le të vazhdojmë të ndërtojmë, të bashkëpunojmë dhe të ecim drejt një të ardhmeje më të mirë – së bashku! Meqë e kemi të drejtën të zgjedhim në mes të pozitives dhe negatives, atëher të zgjedhim pozitiven dhe të vazhdojmë rrugën…
Herë pas here në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Luginë të Preshevës, në ate anë të Zvicrës e në këtë anë, gjithnjë në lëvizje. Aty ku është Florimi ka mirësi. Florim Useini njihet nga e gjithë mërgata jonë dhe jo vetëm, për unitet,i fjalës, modest dhe i besa-besës. Miqtë e Florimit thojnë: “Kur na thërret në takim Florimi, padyshim se aty është mirë dhe duhet të shkojmë”. Vetëm dje, e shtune, ka pasur mbi 4 takime nëpër Zvicër. Edhe ate jo për vete, por për të mirën e komunitetit tonë. Kryetar nderi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore, takon dita ditës biznesmen dhe së bashku me Visar Robellin, kryetar nderi i Rrjetit dhe me afaristë të tjerë, janë si një familje.
Është shembull se si bashkëpunojnë. Mbrëmë me datë 14.12.2024 e takuam në dy aktivitete shumë të rëndësishme nëpër Zvicër në promovim të katër librave të Phd.Xhavit Lipaj dhe në përkrahje të boksierit kampion në ardhje nga Lezha e Shqipërisë, Jurgen Uldedaj.
Takimet ishin miqësore. Florimi kërkoi nga të gjithë, që me datë 20.12.2024 në Dybendorf të Zvicrës do të zhvillohet një meç i madh boksi, një spektakël i madh dhe na duhet ta përkrahim bashkëkombasin tonë, Jurgenin.
Ai ishte i shoqëruar nga babai i Jurgenit, që atdhetar i dëshmuar, Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Rehep Demiri dhe disa afaristë e veprimtarë. Florimi e tha edhe publikisht përmes mjeteve sociale: ” “Ne krejt jemi aty, hajdeni edhe ju”. Faleminderit për mbështetje! Vazhdo kështu, vëllau im kërçovar, Florim Useini, kështu i thojnë të gjithë ata që e njjohin.
https://www.facebook.com/useini.florim