Siç na njofton Unioni i Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë në Zagreb, mbrëmë në kryeqytetin e Kroacisë mike nën organizimin e Shoqatës së bashkëvendasve Hasi dhe Unionit të shqiptarëve në Kroaci, një numër i madhë i shqiptarëve u mblodhën me rastin e “Darkës së Lamës” apo ndryshe e njohur si Darka e Bereqetit Hasjanë”.
Në këtë atmosferë feste, mbrëmë performoi edhe Shoqëria kulturore artistike “Malësori” nga fshati Gjonaj i Prizrenit. Darka e Lamës e njohur edhe si darka e bereqetit, është një festë dhe ditë tradicionale e shënuar, që në fakt ka të bëjë me kremtimin e përfundimit të të korrurave të drithërave, e të korrave vjeshtore, e shtruar për të festuar vitin e bereqetshëm.
Quhet darka e lamës, sepse “lama” ka qenë vendi i rrafshët në fshatra malore, ku janë shirë të korrat, kryesisht të grurit dhe/ose misrit. Ndërsa në fushë ka marrë emrin “darka e fushës”, pasi janë vjelë të mirat e saj, kryesisht të grurit. Mbrëmë në këtë ngjarje ishin të pranishëm një numër i madh i komunitetit shqiptar në Kroaci kryesisht nga zona e Hasit. Morën pjesë edhe Ambasadorët e Shqipërise dhe Maqedonisë së Veriut, musafir të shumtë të cilët e nderuan natën e mbrëmshme.
Përveç kësaj mbrëmë shoqata Hasi e festoi edhe 25 vjetorin e themelimit ku kryetari i kësaj shoqate z.Frok Prekpalaj në fjalimin e tij theksoj për veshtirsitë nëper të cilat kanë kaluar që nga themelimi i shoqatës e deri më tani. Poashtu z.Frok në emër të Shoqatës Hasi dhe z. Çollaku në emër të Unionit Shqiptarë ndan një numër të madh të mirënjohjeve për të gjithë ata që kanë kontribuar për shoqatën Hasi, për kontributin e jashtzakonshëm të shqiptarëve në Kroaci, në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, në jetën politike dhe kulturë. Aktivitetet e mërgatës sonë në Kroaci janë të shumta dhe është për ti vlerësuar me notën më të mirë të mundshme.
helveticALforum