Bashkëkombasi ynë me prejardhje nga Sllupcani i komunës së Likovës, Fidan Limani, prezantohet si kandidat për zgjedhjet e këshillit bashkiak në Listenplatz #10 të SPÖ St.Veit-Austri.
Ai është këshilltar aktual dhe tani po del për herë të dytë. Zgjedhjet do të mbahen më 26 janar 2025. Fidan Limani është edhe Drejtor Rajonal e partisë SPÖ. Ai është 29 vjecar dhe ka lindur në Austri. Limani është edhe kryetar i shoqatës “Mërgimtarët e Sllupcanit”, njofton opentv