/ Nga Prof.Nexhat Rexha /
Mbrëmja puthë stuhitë
Unë i mbuluar në thellësitë
E dridhjeve të acarta
Ndezur në flakadadanin rritje
Koha kapërdinë valët a moteve të harbura
Me diellin e ëndrrave në buzëqeshjet e ngrira
Keta miq më rikthejnë
Në psherëtimen jeto për një fjalë
Më thonë se shkallët arrijnë dritën
Kur mbrëmjet shumëzojnë poçet në dritëzimyjesh
Ne shtegtojmë me nyjtimet hirësiplota
Derisa të prekim orbitën në trokitjes e zemrës
Bota e re shkrinë akullnajat atëherë
Kur ne këputim fijet harrestare
Në mosdurim për uratën e nënlokës
Dhe dashurinë qumështore te Rozafes
Cyrih, dhjetor 2024