Autoritetet serbe kanë refuzuar vizitën e Ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku në Luginë të Preshevës. E lidhur me këtë ka reaguar deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.
Ai ka përmes një postimi në Facebook, ka thënë se pengimi i vizitës së Ministrit Hajrulla Çeku në Preshevë nga autoritetet serbe është përpjekje e radhës për të izoluar shqiptarët e Luginës së Preshevës me Republikën e Kosovës.
Kamberi tutje ka thënë se kur edhe shkëmbimi kulturor i pengon është dëshmia më e mirë e karakterit autoritar, diskriminues e antishqiptarë i pushtetit të Vuçiqit. “Tentativat me na izolua dhe pengesat artificiale nuk mund ta zhbëjnë lidhjen tonë historike, kulturore dhe njerëzore me Kosovën”, ka shkruar Kamberi.