Kryetari i komunës së Bujanocit Arbër Pajaziti përmes një postimi në facebook i ka dëshituar mirë se ardhje bashkatdhetarëve për në vendëlindje.
Rrugëtim të mbarë bashkatdhetarë dhe mirë se vini në vendlindje.
Të vetëdijshëm se shumica nga ju jeni duke i përgatitir valixhet dhe mezi po e prisni çastin e nisjes, dëshirojmë t’ju urojë një rrugëtim të lehtë drejt vendlindjes.
Në të kaluarën ndoshta jeni mësuar t’ju urojnë mirëseradhje vetëm verës, por kjo nuk ka qenë e drejtë. Vendlindja juaj ju pret në çdo stinë të vitit.
Ju jeni pasuri jona, pa marrë parasysh se ku jeni dhe kur vini.
Komuna e Bujanocit sa e jona, po aq është edhe e juaja.
Bile ju keni shumë më tepër merita për mirëqenien tonë në kohërat më të vështira.
Ne, edhepse ndoshta të ri në qeverisjen e pushtetit lokal, kontributin tuaj nuk e harrojmë dot.
Qofshi nën përkujdesjen e Zotit gjatë rrugëtimit dhe mirutakofshim në vendlindje!
helveticALforum