Edhe njëherë shihet zemërbardhësia e një personaliteti me plot kuptimin e fjalës, që është i qetë modest dhe e bënë punën e tij në mënyrën më të mirë të mundshme, duke nderuar të gjithë ata që punojnë dhe duan të ndërtojnë ura uniteti dhe ai është i njohur për gjithë mërgatën tonë, z.Rexhep Demiri, Ambasador i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bernë të Zvicrës.
Ai me modesti, ftoi në një takim veprimtarë të shumtë për të bashkëbiseduar me ta dhe për të dëgjuar për sukseet e vitit që po e lëjmë pas dhe për planet gjatë vitit të ri që do hyjmë. Z.Demiri, si zakonisht edhe kësaj here, tregoi gatishmërinë për të qenë sa më afër mërgimtarëve për ti shëryber si duhet, duke respektuar edhe detyrën që e ka për çdo qytetarë të Republikës së Maqedonisë edhe ate me respekt të pashoq. Ja se si e përshkruan edhe njëri nga veprimtarët e njohur nga Kërçova që jeton e vepron në Zvicër e që njihet nga të gjithë mërgimtarët tanë, z.Florim Useini. Ai ndër të tjera theksoi në lidhje për këtë takim:
Një takim frymëzues për bashkëpunim dhe mirëkuptim ndërkulturor.
Sot pata privilegjin të isha pjesë e një takimi të veçantë me ftesë nga Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut me ambasadori z. Rexhep Demiri. Takimi u mbajt në hapsirën e Ambasadës në Bernë dhe bashkoi shoqata nga komunitete të ndryshme që veprojnë këtu.
Kjo ngjarje, e organizuar në fund të vitit, kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit mes shoqatave tona, krijimin e mundësive për projekte të përbashkëta dhe nxitjen e respektit dhe mirëkuptimit për traditat dhe kulturat e njëri-tjetrit.
Gjatë takimit, çdo shoqatë prezantoi aktivitetet dhe arritjet e saj, ndërsa diskutuam ide konkrete për bashkëpunim që mund të realizojmë në vitin e ardhshëm. Ishte një kënaqësi të ndaja mendime me një grup kaq energjik dhe vizionar.
Shpreh falënderimet e mia të sinqerta ndaj Ambasadës dhe veçanërisht stafit znj. Valmira Sela Sopa dhe znj. Arzije Mezhiti, për mikpritjen e tyre të ngrohtë dhe mbështetjen e jashtëzakonshme.
Gjithashtu, jam krenar që pata mundësinë të takoj përfaqësues të shoqatave të shquara, si:
– Z. Faton Spahiu nga Shoqata Humanitare Cërvica ,
– Z. Guxim Alushi nga Shoqata Bashkimi Uster ,
– Z. Meti Krasniqi nga Rrjeti i Miqësisë ,
-Z. Vezir Ismajli nga Shoqata Humanitare Tearc Zvicer Zh
– Organizata e Grave të Maqedonisë në Zvicër me kryetare znj. Veronique Vouga dhe anëtaret znj. Stanova Iljana dhe znj. Monika Vallkova
– Shoqëria Humanitare Maqedonase “Makedonija Echallens” me kryetar z. Nikola Mircev dhe z. Trajcevski Branislav
– Shkolla Maqedone “Nikola Karev” në Sursse me sekretar z. Mitko Maldarev
-Përfaqësuesi nga kompania Beko z. Mehmet Selimi.
Njëkohësisht ishin të ftuar edhe shumë shoqata të tjera, por përshak të festave dhe pushimeve nuk mundën të jenë prezent.
Ky takim më pasuroi me frymëzim të ri për punën tonë të përbashkët dhe për përforcimin e lidhjeve brenda komunitetit. Ky ishte një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një të ardhme edhe më të bashkuar dhe të suksesshme.
Në cilësinë e Kryetarit të Nderit të Rrjetit të Bizneseve, ndihem thellësisht i motivuar nga mundësitë dhe energjia pozitive që buruan nga ky event. Me mirënjohje të thellë,
Kryetar Nderi, Florim Useini , Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore”. Edhe z.Useini, por edhe të gjithë bashkëbiseduan me ambasadorin dhe stafin e tij dhe uruan njëri tjetrin për festat e fundvitit.
helveticALforum