/ Nga Gëzime ABDULLI
Jam këtu e vetme dhe mendoj
Jam njeri apo gur?
Çudi, as veten s’e kuptoj.
Kam frikë dhe nuk dua da dij
Se sa mund të duroj.
Jam vetëm e nuk bërtas
Jap dashuri pa fund
Kujdesem për ata që i dua
Por zemra ime e madhe tkurret befas
Dridhet nga çka kaluar.
Vetëm jam, por nuk ankohem
Edhepse dallgë të mëdha më goditën
Çudi, e gjithë kjo stuhi
Unë kurrë jetë det s’e pata
Isha e fortë, nuk u luhata.
Vetëm, vetëm po ndjehem
Edhepse njerëz plot kam përreth
Unë sfilitem pa fund që të jem e bukuar
Por zemra ime e ndarë në miliona grimca
Mozaik enigme ka ndërtuar.