Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, ka qëndruar në veri të Mitrovicës. Në prag të festës së fundvitit, Osmani ka vizituar Drejtorinë e Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut. Ajo u shpreh se arsyeja e vizitës ishte për ta përgëzuar Policinë e Kosovës për punën e mirë dhe për t`i uruar ata për festat e fundvitit.
Presidentja Osmani nga veriu i ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për vitin e ri, duke i uruar shëndet e lumturi. Ajo urimin e bëri edhe në gjuhën serbe.
Po ashtu, Osmani gjatë vizitës në veri është ndaluar edhe në një shtëpi në “Kroin e Vitakut”, si dhe ka vizituar edhe disa biznese.
Presiendetja Osmani gjatë vizitës në veri të Kosovës është e shoqëruar me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, si dhe kryetarin e veriut të Mitrovicës, Erden Atiq.
Presidentja Osmani në veri
Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, raportohet se është duke qëndruar në veri të Mitrovicës.
Në prag të festës së fundvitit, Osmani ka vizituar Drejtorinë e Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut.
Automjetet e Presidencës janë parë duke hyrë në oborrin e stacionit policor, në një vizitë të paparalajmëruar nga kabineti i shefes së shtetit.
Osmani është parë së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha.
Qëllimi, sipas saj, është t’ju përgëzoj për punën e mirë dhe t’ju uroj festat e fundvitit. Po ashtu, Osmani gjatë vizitës në veri është ndaluar edhe në një shtëpi në “Kroin e Vitakut”.
Kjo është vizita e parë e Osmanit në veri, pas sulmit të 29 nëntorit në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, komunë kjo me shumicë serbe në veri të vendit, njofton rtk.