Shumë bashkëkombas për ndërrimin e motmoteve zgjodhën Shqipërinë për të festuar. HelveticALforum ka mësuar, se edhe në hyrje të Shqipërisë apo në Kosovë nuk ka pritje. Maksimumi 2 deri 5 minuta. Shihet vetura që hyjnë në Shqipëri me targa të evropës, ku mërgata shqiptare po kthehet edhe nga rruga e gjatë Shqipëri-Mali i Zi, Kroaci e për në Austri, Itali, Gjermani, Zvicër e kështu me radhë.
Edhe pse rruga më e gjatë këndej, por është e mirë dhe nuk duam të kthehemi nëpër teritor të Serbisë na tha, Arbeni nga rrethina e Gjakovës. Ai i bënë thirrje të gjithë bashkëkombasve të tij, që të vijnë nëpër Shqipëri se do të kalojnë shumë më mirë dhe kemi mundësinë tjetër që të shkojmë edhe me anije super të mira drejt Italisë. Tekefundit na thotë ai, se nuk dua të lë lekë në Serbi. ( Foto e helveticALforum)
helveticALforum