Të dashur bashkatdhetarë kudo që jeni, anëtarë, bëmirës, ju urojmë, fillimisht, një vit të mbarë për ju dhe familjet tuaja! Po ju drejtohemi me dorë në zemër e shumë respekt që të jeni pjesë e bëmirësisë për familjet e dëshmorëve të UÇPMB-së. Jemi e vetmja shoqatë që kemi primare familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës. Kemi pasur projekte të shumta gjatë këtyre viteve, për të cilat ishit të informuar përmes mediumeve dhe faqes sonë të shoqatës.
Përmes 30 frankëve, ne kemi realizuar shumë projekte për dëshmorët, familjet e tyre dhe kategoritë e tjera. Ju mirëpresim të anëtarësoheni. Ju jemi mirënjohës pafundësisht! Ndihmoni, sepse çdo monedhë shkon në vend të duhur. Falë anëtarësisë suaj, flamuri kombëtar valon në vendin e rënies dhe te varret e 28 dëshmorëve. Nuk besoj se do të duhej të shkruajmë më gjatë. Dëshmorët dhanë jetën e ne ua rregulluam varret si e meritojnë, por nuk i harrojmë as familjet e tyre. Presim ndihmën tuaj, të dashur bëmirës.
E dimë se keni ngarkesat e juaja, duke kuptuar shtrenjtimet gjithandej, por nuk i harroni edhe dëshmorët! Ju mirëpresim dhe ju jemi për shumë herë mirënjohës. Anëtarësia është e përballueshme, 30 frank për një vit. Më poshtë keni kodin e pagesës! Sqarim, ata që duan të japin ndihmë në të holla, lirisht të paguajnë anëtarësinë dhe të shkruajnë në fletëgapesën se shuma tjetër është për ndihmë.
Zoti ju bekoftë!
Kryesia e Shoqatës Humanitare „ Lugina e Preshevës“, Zvicër