/ Nga Shefki Jonuzi /
Organizata ndërkombëtare SWISS Barakah, me seli në Zvicër, është një aktor i rëndësishëm në realizimin e projekteve që mbështesin zhvillimin social, përfshirë sektorët e arsimit, bujqësisë dhe shëndetësisë, në shumë shtete të botës. Përveç aktiviteteve ndërkombëtare, SWISS Barakah ka një prani të dukshme edhe në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe në Luginën e Preshevës, duke kontribuar në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe arsimimit të komunitetit.
Gjatë dy viteve të fundit, organizata ka realizuar shumë projekte në favor të fëmijëve dhe të rinjve, duke përfshirë përmirësimin e kushteve të shkollave, dhurimin e qantave shkollore, ushqimin për nxënës, pako ushqimore dhe veshmbathje për fëmijët jetimë në Lugin të Presheves. Po ashtu, SWISS Barakah ka ofruar mbështetje për bujqësinë lokale duke ndihmuar me pajisje dhe infrastrukturë si serra për bujqit në rajon, duke ndihmuar në rritjen e prodhimeve dhe përmirësimin e jetesës së fshatarëve. Në një hap të fundit, organizata ka nisur një fushatë të rëndësishme në fushën e shëndetësisë, me qëllim sigurimin e preparateve mjekësore për ambulancën në Preshevë. Ky është një projekt jetik
për banorët e kësaj zone, të cilët, për shkak të mungesës së mundësive dhe infrastrukturës të përshtatshme, shpesh përballen me vështirësi në aksesimin e shërbimeve shëndetësore.
Fushata synon të sigurojë mjete dhe pajisje mjekësore, të cilat do të ndihmojnë në ofrimin e kujdesit shëndetësor të nevojshëm për komunitetin lokal.
Një numër i madh i donatorëve të organizatës janë shqiptarë nga diaspora e Kosovës, Maqedonisë, Shqipërisë, Mali i Zi, Luginës së Preshevës dhe shumë vende të tjera. Kjo mbështetje nga diasporat ka bërë të mundur realizimin e këtyre projekteve dhe do të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm në aktiviteteve të ardhshme të organizatës permes mbeshtetjes – donacioneve.
Fondi i grumbulluar nga kjo thirrje publike për mbështetje do të dhurohet për ambulancën e Preshevës, me qëllim përmirësimin e sektorit të shëndetësisë dhe ofrimin e shërbimeve më të mira dhe më të shpejta për banorët lokalë.
Kontriboni përmes Linkut : https://myimpact.barakah.ch/Adela/sadaqah
Ky kontribut është një hap i rëndësishëm në përpjekjet për të siguruar që çdo individ, pavarësisht kushteve ekonomike, të ketë mundësi për kujdesin shëndetësor të nevojshëm. Organizata SWISS Barakah vazhdon të angazhohet për një të ardhme më të ndritshme për të gjithë.