Fushata ka filluar dhe diaspora shqiptare e Luginës pret që të kërkojë shtetësinë për banorët e asaj ane dhe ndihma konkrete”, theksoi për helveticALforum, z. Hebibi.
Sot, kur edhe zyrtarisht ka filluar fushata zgjedhore në Kosovë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, qytetarët e mërguar me prejardhje nga Lugina e Preshevës janë kurreshtarë të dinë se çka është paraparë në programet e partive politike që po synojnë qeverisjen e ardhshme, të ofrojnë për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Është një numër jashtëzakonisht i madh i bashkëkombësve të Luginës së Preshevës që jetojnë në Kosovë, numri më i madh i të cilëve ka origjinën nga Medvegja.
Ajo trevë shqiptare nuk është për „vitra“, rast social, por duhet shikuar si “hise” e shtetit të Kosovës.
Nuk dihet deri më tash që kanë kërkur ata bashkëkombës që jetojnë në Kosovë diçka për atë trevë. Është dhënë një ndihmë, por kërkohet shtetësia e Kosovës për ta. Kryetari i Shoqatës Humanitare ‘Lugina e Preshevës’ me qendër në Zvicër, që është edhe më e zëshmja dhe e vetmja me një program të veçantë bëmirës e atdhetar, e cila është përkujdesur për dëshmorët e familjet e dëshmorëve, por edhe invalidët e luftës, PhD. Dashnim Hebibi, ka ngritur zërin e arsyes që të shohë se çka do të ofrojë partia fituese-qeveria e ardhshme për atë popullatë që është në një gjendje tepër të vështirë.
Me këtë rast, z. Hebibi beson shumë se edhe ata bashkëkombës të Luginës së Preshevës që jetojnë në Kosovë do të takohen me partitë që po garojnë e për të parë se çka do t’u ofrohet atyre. “Nuk kemi dëgjuar se ka ndonjë nismë në këtë drejtim. Fushata ka filluar dhe diaspora shqiptare e Luginës pret që të kërkojë shtetësinë për banorët e asaj ane dhe ndihma konkrete”, theksoi për helveticALforum, z. Hebibi.
helveticALforum.ch