Janë mbushur 26 vjet nga masakra më e tmerrshme mbi popullatën civile në Reçak nga forcat serbe. Qytetarë të shumtë që në orët e para të mëngjesit kanë arritur në Kompleksin Memorial ku prehën 45 shqiptarë të paarmatosur që u vranë e u masakruan barbarisht, më 15 janar 1999.
Qytetarë nga gjithë Kosova po nderojnë martirët duke vënë kurora lulesh”.
Pranë varreve, si çdo vit, ndodhën dhe familjarët e tyre, të cilët janë të parët që kanë arritur te Memoriali duke përkujtuar ditën më të rëndë për ta e më tragjiken e historike të Kosovës, që tmerroi botën, njofton rtk.