/ Nga Hava Kurti Krasniqi
Me datën 24 dhjetor kisha nderin të jem pjesmarrëse në promovim e librit “100 BIMË SHËRUESE” të autores Zymrije Salihu. Ky libër, është një libër plot vlera, që duhet ta ketë çdo familje shqiptare si bio farmaci në shtëpi. Pak për autoren: Zymrije Salihu ka kryer fakultetin e shkencave matematiko natyrore, ka marrë titullin profesoreshë e Biologjisë.
Punon si Zyrtare e lartë për Mjedis, në Drejtorinë e Urbanizmit, në Komunën e Vitisë. Është shkrimtare, dhe sekretare dhe bashkëthemeluese e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Krijuesve “Ramadan Musliu” në Viti. Promovimin e librit para një publiku të madh, e moderoi fisnikshëm gazetari Tefik Salihu. Prezent ishin shkrimtarë, drejtues të strukturave komunale dhe qendrore, si dhe drejtoresha e QKUQ së Vitisë, Vjollca Kadolli.
Fjalën e mori kryetari i shoqatës së shkrimtarëve Fadil Abazi, ai foli për rëndësinë e këtij libri në shëndetin tonë. “Çdo sëmundje e ka ilaçin në natyrë” u shpreh z.Abazi duke e falënderuar Autoren për Librin. Fjalën e mori edhe redaktori i librit Fehmi Abazi, ai u shpreh me shumë respekt për punën e autores në këtë libër, citoj: “Lulet janë përdorur si ilaçe, nëpër shumë kultura që nga shekulli i pesmbëdhjetë, Zymrija na e solli këtë libër të shkruar me përkushtim, ky libër është një apel edhe për mbrojtjen e bimëve. Në libër, autorja ka përshkruar çdo bimë veç e veç, duke treguar se rritet, kur lulëzon, e ka përshkruar kohën vjeljes, mënyrën e terjes, pregaditjes, dhe kujdesin e ruajtjes.
Libri është me fotografi të kjarta, është praktik dhe i kuptueshëm, për të gjitha moshat” Recesent të librit janë Prof. Fehmi Mjaku dhe Prof. Dr. Arben Mehmeti Dr. Mehmeti në promovimin e librit u shpreh, citoj: ” Secili libër e ka veçantin e vet, por ky libër i shkruar nga një profesioniste, është unik, ngase vete autorja i ka perdororur shumë nga këto bimë.
Është vepër me mesazh vetdijësues, edukues, ekonomik, është në shërbim të shëndetit të popullsisë” Libri u botua nga shtëpia botuese “Dani”, u shtyp nga shtypshkronja LENA GRAPHIK. Gjendet në shitje tek Libraria “ARTI” në Viti dhe Libraria “BANI” në Shtime. Për ta lexuar mund ta gjeni në Zvicër në Bibliotekën Nëna Terezë në Luzern, dhe së shpejti edhe në biblioteka të tjera në trojet tona e në Evropë. Libri “100 BIMË MJEKSORE” mundë të porositet edhe në numrin 044 341 708.
helveticALforum