Sipas KQZ, deri në ora 11.00 të datës 15 Janar 2025 kanë paraqitur kërkesën për t’u regjistruar në platformën e votuesve nga jashtë 15.905 votues nga diaspora. Nëse ruhet i njëjti ritëm regjistrimesh prej 3534 votuesish në ditë deri në javën e dytë të marsit 2025, periudhë në të cilën mbaron dhe afati i regjistrimeve, pritet që në platformë të regjistrohen nga 195.000 deri 210.000 votues nga jashtë./ Barometri – Euronews Albania