Kjo kafe është paksa më e veçant, sepse je shumë larg vendit të të parëve. Gabohet, nëse mendohet, apo thuhet, se gjenerata e re në diasporë, po e harron traditën tonë kombëtare. Kemi raste e raste, se gjeneratat e reja, me shumë shpirt po e ruajnë gjuhën dhe traditat tona. Të integruar në shoqërinë e shtetit pritës, por duke mos e harruar se prej nga e kanë prejardhjen.
Edhe pse të rinjtë në mërgatë, janë paska më të angazhuar, duke e ditur peshën e punës, ata gjejnë kohë, që të rrijnë edhe me prindërit e tyre, duke i dashur, duke i falënderuar për gjithçka që kanë bërë për ta. Një shembull i kësaj, se duhet dashur e respektuar maksimalisht prindërit, po e shohim tash edhe tek veprimtari, afaristi i njohur dhe bëmirësi, Visar Robelli që jeton e vepron në Zvicër.
Përkundër angazhimit të tij me afarizëm edhe ate me shumë suksese dhe në anën tjetër për shoqëri, duke e drejtuar me rezultate të mira Rrjetin e Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore, ai kohën e mirë e kalon edhe me babain e tij. Kush nderon prindërit, do të ketë dritë gjithandej, kjo nuk do diskutim, por kësaj here, nuk po ndalemi në këtë temë, por po ndalemi në fakte, se si nderohet e duhet baba. Në një postim para pak minutash të z.Visar Robelli në rrjetet sociale na ngacmoi emocionalisht për të mirë për ti shkruar dhe për ti ndarë me ju lexues të dashur.
Ja se çka shkruan përmes fotos, z.Robelli: „
Sot pata kënaqësinë të pi një kafe me babain tim, kushërit dhe dhëndrin tim. Koha e kaluar me familjen është gjithmonë e çmuar.
Siç thotë një fjalë e urtë:
‘pas vështirësisë vjen lehtësimi’“.
Visar Robelli, kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore
Visar, jo që e gëzove babin tënd, por i gëzove të gjithë ata që ia duan të mirën familjes. Të kontribuojmë edhe më shumë të gjithë te gjenerata e re. Lumët ne edhe për rininë që po lindin e po rriten në mërgatë, që po janë shembuj për të mirë me suksese.
helveticALforum.ch