/ Nga Ragip Ramaj/

U nisa e vajta në Shkodër
të shoh
deri ku kanë shkue pun’t e Rozafës!
Ende po bien gur’t
murit të fatit tonë
teposhtë gjirit të uritur
të fëmijës që nuk e di a ka emigruar edhe ai përtej harrimit?!
Ku bren miza hekur!
U nisa e vajta në Shkodër
të shoh
a kanë ustallar’t gurë e llaç
për muret që s’po përfundojnë dot!
Pa dhé Prekazi e ujë Drinie
pa ustallarë, llaç e gurë Dardanie!