Kemi dëgjuar apo kemi pa urime të shumta gjithandej të familjarëve, miqëve, shokëve e kështu me radhë, por ky mesazh që do ta lexoni na la pa koment për të mirë. Thuajse të gjithë e njohin, z.Florim Useini, një veprimtar nga Kërçova e Maqedonisë së Veriut i palodhshëm që jeton e vepron në Zvicër.
Nëpër takime të shumta nëpër diasporë, por edhe në atdhe. Aty ku ka bëmirës e patriotë, aty është edhe Florimi. Simbol i një miku të qetë dhe të buzëqeshur. E ka kodin e durimit, kodin e mirësjelljes. Ta takosh njëherë është e pamundur që të mos e takosh përsëri. Sot e ka datëlindjen! Padyshim se i vijnë urime të shumta gjithandej, sepse e meriton. E kësaj radhe edhe ne si redaksi i urojmë shëndet, edhe shumë të tjera e me gjitha të mirat. Festofsh për jetë me familje dhe me të gjithë ata që të nderojnë dhe i nderon.
Nuk po ndalem së përshkruari për jetën dhe veprën e Florim Useinit, jo pse nuk po dua apo nuk kam kohë, por sepse na duhet më shumë se një libër biografik të shkruajmë për angazhimin e tij dhe ajo ditë do të vije gjithsesi, sepse i duhet gjeneratave të reja si frymëzim, se nuk është gjithçka paraja, por karakteri, personaliteti i formuar me origjinalitet, por kësaj here në këtë datëlindje e dëshmoi edhe njëherë përmes disa rreshtave dhe i ka shpërndarë në rrjetet sociale, duke ia dhënë fjalëkaliminin (pasvortin) e shpirtit të gjithë atyreve që e njohin dhe që duan ta njohin. Këto fjalë janë, copa shpirti, sepse të bardhë në zemër të gjithë e njohin Florimin.
Të dashur lexues të platformës helveticALforum, po ju lë më së miri të lexoni fjalë shpirtin e z.Florim Useini.

“Mesazhi im në këtë ditë të “Datëlindjes
Festimi i ditëlindjes nuk ka qenë pjesë e traditës sime familjare, pasi jemi munduar gjithmonë t’i japim rëndësi çdo dite dhe ta mbyllim atë në mënyrën më të mirë të mundshme. Çdo ditë kam falënderuar ata që kam takuar, kam qenë mirënjohës për çdo moment dhe jam përpjekur të jem në shërbim të të tjerëve. Gjithashtu, kam ndarë kohë për secilin nga pak dhe kam kërkuar falje për çdo gjë që dita më ka sjellë.
Por meqë kjo është një datë simbolike për një kapitull të ri në jetën time – dhe duke qenë se kjo ditë ka sjellë gëzim për shumë njerëz – më sjell në mendje një angazhim që duhet ta përmbush: të vazhdoj të mbaj buzëqeshjet e të tjerëve, të punoj me nder për të nderuar dhe bërë krenarë të gjithë ata që më kanë besuar, të kontribuoj për ata që u kam dhënë shpresë dhe të jem mirënjohës ndaj të gjithë atyre që më kanë dhuruar dashuri dhe mbështetje.

Prandaj, këtë ditë të veçantë të jetës time (38), do ta ndaj me ju duke ju uruar sinqerisht:
• Zoti na bashkoftë gjithmonë dhe më bëftë të denjë për miqësinë tuaj, miqtë e mi.
• Zoti ju nderoftë, që më nderoni pa masë.

• Zoti ju faltë, që më keni mirëkuptuar kur kam gabuar.
• Zoti ju dhëntë mirësi dhe begati, sepse më keni mbështetur.
• Zoti ju ruajt familjen, që më keni pranuar me zemër në miqësinë tuaj.
• Zoti ju hapte dyert në momentet më të vështira, pasi gjithmonë krahë më keni qëndruar.
• O Zot më falë ti dhe ato që kanë pritur më shumë nga unë, dhe nuk e kam arritur dot.
• Zoti i mëshiroftë dhe shpërbleftë prindërit tanë, që sakrifikuan gjithçka për ne.
• Zoti i Plotfuqishëm, shpërbleji dëshmorët që dhanë jetën për Atdheun dhe ngushëllo nënat e tyre me hirin Tënd.

• O Zot, falë mirësi dhe mbarësi për të gjithë fëmijët jetim.
• O Zot, na zbutë zemrat me lotë të besimit dhe mirënjohjes.
• O Zot, më shto diturinë dhe fuqi të punoj për të mirën e të gjithëve.
• O Zot, na ruaj nga brengat, dëshpërimi, korrupsioni dhe padrejtësia.
• Zoti na mbroftë nga përçarjet dhe dhuna, dhe na ndihmoftë të punojmë për paqen dhe drejtësinë.
• O Zot, mos na ler vetëm. Ti je më i miri nga të gjithë trashëgimtarët,
• O Zot, të falenderoj që më mundësove ti përkas kombit shqiptar, e mos na bëj kurr popull mizor.
• O Zot, bekona neve dhe ruaji shqiptarët. Na drejto në rrugën e vërtetë, në rrugën e drejtësisë dhe mëshirës. Jepi njerëzve të këtij vendi dashuri dhe unitet. Bekoje tokën tonë, dhe ruaje popullin nga çdo fatkeqësi. Na bën që të punojmë për paqe dhe mirësi.

• O Zot, ndihmoje Shqiptarinë! Na jepë forcë që të ruajnë gjuhën, kulturën dhe historinë tonë kombëtare. Frymëzoi shqiptarët me dashuri për njëri-tjetrin dhe për punën e drejtë. Na forco që të jemi bashkë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.”

• O i Plotfuqishëm, ruaj fëmijët tanë dhe jepu një të ardhme të ndritur. Edukoji ata që të jenë krenarë për Shqipërinë dhe të punojnë për mirëqenien e saj. Jepu drejtuesve tanë urtësi dhe sinqeritet për të ndërtuar një shoqëri të drejtë dhe të barabartë për të gjithë.”

• O Zot, mbushi zemrat tona me dashuri dhe mirësi. Bëna që të duam njëri-tjetrin si vëllezër e motra, pa dallim. Ruaje tokën tonë nga urrejtja, dhuna dhe përçarja. Frymëzo çdo shqiptar që të punojë për paqen dhe për bashkimin kombëtar.
Falënderoj gjithsecilin prej jush për praninë, mbështetjen dhe dashamirësinë që më keni dhuruar në çdo hap të jetës. T’i përkas kombit shqiptar është privilegji dhe përgjegjësia ime më e madhe, prandaj jamë krenar që ju njohë dhe ju kam miq.

Së bashku, mund të ndërtojmë një të ardhme ku vlerat tona të përbashkëta na udhëheqin drejt paqes, drejtësisë dhe unitetit, e kështu më së mirë pastajë mund të kujtojm datëlindjet tona me veprat tona.
O Zot, bekoj shqipëtarët dhe ruaje Shqipërinë tonë! Na ndihmo të jemi gjithmonë bashkë, si një komb që ndriçon me krenari dhe me shpresë!

Me mirënjohje dhe respekt,
Florim Useini
Shumë i respektuar Florim,
Nuk mundemi pa ti thënë edhe disa fjalë nga stafi jonë, ngase të njohim mirë edhe ate më shumë se dy dekada. E njohim modestinë tënde, megjithate, ate që e themi pajtohen të gjithë që të njohin, sepse nuk po të lavdërojmë, por ti përmendim disa nga ato që i ke. Njeriu i sinqertё, i cili di ta vlerёsojё sinqeritetin, flet dhe vepron me urtёsi, thjeshtësi, nuk e ngre zërin dhe mbi të gjitha, mendon para se të flas, fjalët tua janë të urta edhe ate gjithmonë. Sinqeriteti qëndron në brendësinё, në shpirtin, dhe nё zemrën e personit, dhe jo vetëm tek fjalët e tij. Të gjitha i shohim në prezentimin tënd.
Sinqeritet, urtësi e seriozitet. Sinqeriteti ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga vlerat që urojmё ta gjejmё tek njerëzit me të cilët jetojmë, punojmë, e sidomos tek ata që i duam. Je shembull. Një vlerë qё sot është gjithnjë më e vështirё për ta gjetur tek tjetri, duke filluar nga rrethi familjar, deri tek ai institucional dhe shoqëror. Por, ka edhe të tillë që e ruajnë dhe e ushqejnë nga të parët e tyre e nga ta je Ti, po, po je Ti.
Të jesh i sinqertё, do të thotë të jesh i vёrtetё dhe t’ia thuash të vërtetën si vetes, e po ashtu edhe tjetrit, sa kjo të përkojё me gjithë qenien tënde. E me gjithë zemër të falënderojmë për bashkëpunimin i nderuar miku ynë, o shpirt-diell. Urime datëlindja, pritësh edhe shumë të tjera e gjitha të mirat. Perëndia të bekoftë Ty dhe familjen Tuaj. Rrezato sikur ke rrezatuar pozitivietet, urtësi, unitet e suksese!
Me dashamirësi nga Redaksia,
helveticALforum