Kryetari i Partisë Republikane të Shqipërisë, Fatmir Mediu po qëndron prej disa ditësh në SHBA, ku ka takuar shumë personalitete. Ai përmes një postimi në mjetet sociale njofton opinionin e gjerë me këto fjalë:
„Kënaqësi të takohesha me Senatorin John Cornyn anëtar i Komosjonit të Jashtëm dhe Komisjonit të Inteligjencës në Senat, por dhe anëtar i OSCE PA, me të cilin biseduam për angazhimin e tij në Forumin e Sigurisë që bashkëorganizoj në Kongres në 5 shkurt me temë”Veprimet keqdashëse të Kinës, Rusisë dhe Iranit”.
Po ashtu biseduam për problemet me manipulimin e zgjedhjeve na qeveria në Shqipëri, lidhjet me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Përdoeimin e drejtësisë në kundërshtim me ligjet dhe kushtetutën kundër opozitës. Më tej për elementë të forumit të Sugurisë biseduam me Phol Breuder Këshilltarin për sigurinë të Senatorit Cornyn, me Paul J Bonicelli, Këshilltarin për Sigurinë të Senatorit Rick Scott, me interesin për organizimin e këtij forumi vitin tjetër në Senatin e SHBA.
Kënaqësi të takoja gjatë inagurimit mikun e vjetër Senatorin James Lankford bashkë me bashkëshorten e tij Cindy. Senatori Lankford është nënkryetari i konferencës së Senatorëve Rrpublikan dhe anëtar i Komitetit të Inteligjencës“.
helveticALforum