Heset Ahmeti, atdhetar i dëshmuar i kauzës sonë kombëtare që jeton e vepron në Slloveni e njëherit, kryetar i Shoqatës Kulturore “Iliria” me seli në Koper ka shpërndarë një lajm për rrjetet sociale, ja se çka shkruan:
„Sot, me datë 23.01.2025, kishim për vizitë në Shoqatën Iliria të Koprit SH. T. Z. Valdet Sadiku Ambasador i Republikës së Kosovës në Slloveni.
U bisedua për projektet që i kemi në zbatim si dhe për aktivitetet e radhës në Shoqatën Iliria.
Ambasadori i përkushtuar gjithnjë për punën e tij të pa lodhshme edhe kësaj rradhe shprehu mbështetjen e plotë për shoqatën tonë.
Në emër të Shoqatës Iliria dhe në emrin tim personal e falënderoj ambasadorin për vizitën dhe mbështetjen. Respekt!“.
helveticALforum