Ministria e Jashtme shqiptare ka reaguar në lidhje me ndalimin dhe largimin nga territori i Serbisë të dy shtetasve shqiptarë. Në një postim në Facebook, Ministria e Jashtme bën me dije se ka thirrur në takim ambasadorin e Republikës së Serbisë, Slobodan Vukçeviç, dhe i ka shprehur shqetësimin mbi këtë rast.
“Ky veprim nga Ministria e Jashtme shqiptare nuk konsiderohet në përputhje me dëshirën dhe përpjekjet tona për të ruajtur marrëdhënie të mira fqinjësore, si dhe ka impakt negativ në lëvizjen e lirë të shtetasve tanë”, thuhet në reagimin e ministrisë.
Ministria theksoi nevojën që autoritetet serbe të rishikojnë dhe të marrin në konsideratë apelimin e vendimeve të marra. U kërkua gjithashtu që të mos lejohet përsëritja e ngjarjeve të tilla në të ardhmen. Ky rast është duke u ndjekur me vëmendje të plotë nga Ambasada Shqiptare në Beograd, njofton rtsh.