Në orët e vona të ditës së premte (24.01.2025), aty rreth orës 23.30, në spitalin e Gjilanit, ka ndërruar jetë njëri prej luftëtarëve (komandantëve) të shquar të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, Bajram Arifi.
I njëjti, në luftë ishte i njohur me nofkën Komandant “Bala”.
Lajmin për ndarjen nga jeta e dha menjëherë mbrëmë, bashkëluftëtari i tij Jeton Arifi nga Konçuli i Bujanocit, i cili i ka qendruar afër. I cili e kishte edhe kusheri.
Komandant Bala ishte lindur më 16.04.1959. Një kohë ka jetuar në Fshatin Turi, Komuna e Bujanocit.
Ai njihet edhe me shkrimet e tij që herë pas here shkruante dhe kërkonte ribashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën.
Varrimi bëhet të diellën (26.01.2025) në varrezat e qytetit në Gjilan në orën 12:00.
helveticALforum