Sapo ka përfunduar një ngjarje e madhe sportive në futboll të vogël. Kanë marrë pjesë disa ekipe nga e gjitha mërgata shqiptare në Zvicër. Mbi të gjitha ka fituar loja Fair Play. Në këtë ngjarje sportive përveç sportistëve e kanë nderuar edhe ambasadorët tanë që veprojnë në Zvicër, si nga Ambasada e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut. Për më shumë detaje përmes një postimi në rrjetet sociale na njofton Ambasadori i Maqedonisë së Veriut, Shkëlqesia e Tij, z.Rexhep Demiri dhe z. Vigan Berisha Shef i Misionit Konsullor i Republikës së Kosovës në Cyrih.
Ja se si e përshkruan, Ambasadori Demiri:
“Një falënderim i veçantë për organizatorët e turneut tradicional MUJI Cup KF Dardania në St. Gallen.
Mirënjohje të thellë për Berat Mujin dhe Arsim Dautajn për përkushtimin dhe organizimin e shkëlqyer. Po ashtu, falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit dhe të pranishmit, të cilët me praninë dhe energjinë e tyre krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme që e bëri këtë turne të paharrueshëm. Këto turnire na duhen të organizohen edhe në të ardhmen. Të bashkuar gjithmonë në të mirë!”
Ndërsa Vigan Berisha Shef i Misionit Konsullor i Republikës së Kosovës në Cyrih e përshkruajti me këto fjalë:
“Sonte, së bashku me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Zvicër, Sh.T.Z. Mentor Latifi, Ambasadorin e Maqedonisë së Veriut, Sh.T.Z. Rexhep Demiri, dhe organizatorët z. Berat Muji dhe Arsim Dautaj, morëm pjesë në turneun tradicional MUJI Cup KF Dardania në St. Gallen. Falënderime të veçanta për organizatorët dhe të gjithë të pranishmit që krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme“. Padyshim, se përkrahja nga Ambasadori Demiri dhe z.Berisha i jep edhe më shumë motiv sportistëve dhe të rinjëve tanë , padyshim edhe afaristëve, që të jemi bashkë edhe më shumë dhe të tregohemi të suksesshëm edhe në sport, ashtu edhe siç jemi deri më tash.
Për më shumë detaje, se kush fitoi e sa ekipe morën pjesë, do t` ju njoftojmë nesër, ngase vazhdon turniri.
helveticALforum