/ Nga Dahest LUMA/
FOTOREPORTAZH
Pfaffnau, 26 janar
„Nuk jemi mësuar në diasporë të shohim promovime librash në salla sportive. Koncerte po, por promovime librash, përbesë jo. Sigurisht, organizatorët e kanë menduar mirë, sepse nuk besojmë se do të mbushet plot. E diell, plus koha e mirë, vështirë se do të vijnë dashamirës të librit. Nuk e besojmë se edhe do të dështoj shoqata, sepse ka përvoj të madhe në organizime. Të shohim. Vendi qenka i mirë. Qenkan përgadit mirë organizatorët. Libra paska sa të duash, plus libri nuk qenka me pages, autori po e dhurojka falas”. Ky bashkëbisedim ishte i dy familjeve, që kishin ardhur për ta nderuar jetën dhe veprën të atdhetarit, Tefik Ramadani, por natyrisht edhe punën e madhe të autorit, Blerim Ramadani.
Sigurisht se këtë dilem edhe ne si gazetarë që shkuam për të përshkruar aktivitetin kulturor e patëm, por në hyrje takuam disa veprimtarë të njohur të shoqatës, ose më saktësisht tre ish kryetarët e shoqatës që ishin me familjet e tyre, bashkëbisedonin me buzëqeshje e me plot pozitivitet. Sa të buzëqeshur e pozitiv janë kërçovarët. Kemi pasur rastin të shkruajmë edhe më herët për Shoqatën Kulturore “Kërçova”, jo një mijë, e dy mijë persona, por më shumë kishte në ate ngjarje kulturore që e patën organizuar para disa viteve.
Janë të njohur për unitet dhe respekt ndaj njëri tjetrit e këtë e kanë dhënë me shembuj konkret, kur duhet të jenë aty ku duhet, ata janë edhe ate me zemër plot, përkushtim e mikëpritje. Sa e sa veprimtari nga Kërçova ishte edhe në kontribut për Kosovë. Kur edhe koha afrohet për të filluar promovimi, autori nderonte secilin që vinte. Me butësi, me zemër bujari i falënderonte.
Në anën tjetër, veprimtari i njohur, nuk e hiqte fotoaparatin nga dora, por bënte foto kujtimi me plot, thuajse të gjithë që vinin, ai është Vesel Xhafer Çeliku. Kafe, ujë, pije të ndryshme e ushqim koktej, sa të duash në hyrje të sallës, kjo tregonte, se nuk ka vetëm pas përfundimit të promovimit, por edhe para promovimit, që të bashkëbisedojmë mes veti. Jemi në Kërçovë apo në Zvicër?
Nga ambienti i ndërtesës të tregonte se je në Zvicër, se përndryshe të dukej vetja se je në Kërçovë. Florim Useini, bashkatdhetarë i njohur nga Kërçova, një atdhetar i respektuar ose më mirë personalitet i unitetit e i fjalës, me telefon herë fliste e herë i drejtonte mysafirët që vinin drejt sallës. Si dukej, z. Useini është duke e pritur ndoj mysafirë nga larg. Pas pak minutash u bë e ditur, se erdhi Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shkëlqesia e Tij, z.Rexhep Demiri si dhe Vigan Berisha, Shef i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih. Sa madhështore dukej se do të jetë ky promovim. Bashkëkombas nga të gjitha trevat shqiptare.
Ph.D. Dashnim Hebibi, President i Institutit Shkencor Helvetiktë Evropës Juglindore me seli në Cyrih të Zvicrës e njëherit kryetar i SHH “Lugina e Preshevës” në Zvicër i shoqëruar me veprimtarin nga Tërnoci i Luginës së Preshevës, z.Rafet Ademi, njëherit kryetar i Shoqatës Kulturore “Fricktal” me seli në Zvicër e treguan se edhe bashkëkombas nga Lugina e Preshevës janë të pranishëm në këtë ngjarje të bukur e të veçant kulturo-historike.
Z.Demiri që vjen nga komuna e Kërçovës, por kësaj here në cilësinë e Ambasadorit e nderonte edhe njëherë më shumë, mikun e tij si vëlla nga Konsullata e Kosovës, z.Berisha. Si Ambasadori dhe Shefi i Misionit Konsullor të Kosovës në Cyrih, njihen për një miqësi të shëndosh dhe gëzojnë autoritet të madh tek mërgata jonë, sepse janë që të dy, që nuk e shikojnë orën apo ditën, por janë afër bashkatdhetarëve. E pak diplomat janë që veprojnë edhe të shtunën e të dielën kur janë ditë pushimi, por këta janë afër thuajse në çdo organizim që bënë mërgata jonë, me të vetmin qëllim për ti përkrahur ata. E kjo po vlerësohet shumë nga mërgata jonë edhe ate me fjalë publike duke i falënderuar.
Organizatorët kishin vendosur që panelistët të mos jenë në skenë, por afër të pranishmëve dhe bënë shumë mirë, sepse edhe çështja teknike ishte profesioniste, saqë edhe zërimi doli perfekt gjatë promovimit. Ishte, Florim Useini që përkujdesej për Ambasadorin dhe Shefin e Konsullatës, duke i nderuar me bisedë ashtu siç e do edhe tradita dhe gjithnjë rrinte edhe me kryesinë e shoqatës dhe me veprimtarë të tjerë kërçovar. Sa e bukur është tradita jonë.
Mysafiri nderohet shumë.
Të pranishëm pam edhe disa media shqiptare nga Maqedonia e Veriut, që merrnin filmime për ecurinë e kësaj ngjarje. E autori me modestinë e tij, sikur donte të thonte shumë fjalë, por gjithnjë mendonte se si do të del në promovim, sepse sigurisht i kujtohet puna e tij e madhe dhe tashmë libri do të jetë në duart e lexuesve. Autori jo që kishte shkruar librin, por kishte qëndisur faktet që sa më shumë ti jap historisë, sepse protagonisti i librit, atdhetari i madh, ishte shumë modest dhe vështirë sa ishte gjallë ka qenë, që ti nxirrësh ndoj fjalë për punën e tij. Megjithate, është autori, Blerim Ramadani që kishte nxjerrë fjalë si në minierë ari nga të bëmat e mëdha kombëtare të Tefik Ramadanit. E Kërçova dhe e gjithë shqiptaria mburret me kontributin e tij kombëtar e të fjalës edhe pse me shumë vuajtje e maltretime që i bëri sistemi i kohës, por ai qëndroi dhe kurrë nuk u thy.
Kur afrohej ora 15.00, që ishte paralajmëruar të filloj promovimi, shiheshin shumë veprimtarë që veç kishin zënë nga një vend. Salla u përmbush.
Programi i promovimit filloi me moderimin e z.Bukurim Xhaferri, ku përshëndeti të pranishmit, mysafirët, autorin dhe të gjithë të pranishmit. Me një minutë heshtje, luti të pranishmit që të ngriten në këmbë dhe të nderojnë jetën dhe veprën e patriotit të madh, z.Tefik Ramadani. Pas një minuti heshtje përmes një poezie të recituar nga zonjusha Verona Ramadani, gjimnaziste në Zvicër, poezi e shkruar nga z.Tefik Ramadani, shtoi emocionet tek të gjithë të pranishmit dhe u mirëprit me një duartrokitje.
Fjala iu dha z.Resul Mehmedi, kryetar i Shoqatës Kulturore “Kërçova” i cili në emrin e tij dhe të kryesisë si dhe anëtarëve, përshëndeti Ambasadorin, pastaj Shefin e Misionit Konsullor të Kosovës në Cyrih, autorin, panelistët dhe të gjithë të pranishmit, vlerësoi lart punën që ka bërë autori. Z.Mehmedi u ndal edhe me disa fjalë për jetën dhe veprën e Tefik Ramadanit, por duke kujtuar të pranishmit, se për librin do të flasin panelistët.
Fjala përshëndetëse iu dha edhe Ambasadorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shkëlqesia e Tij, z.Rexhep Demiri, ku ai ndër të tjera tha:
“Përshëndetje nga zemra i nderuar z.Vigan Berisha Shef i Misionit Konsullor i Republikës së Kosovës në Cyrih, i nderuar kryetar i Shoqatës Kërçova, bashkëvendas, autor i librit, studiues Blerim Ramadani. Kam nderin dhe kënaqësinë që të përshëndes të gjithë kërçovarët e mi dhe të gjithë të pranishmit.
Natyrisht se nuk është edhe e lehtë të shkëputem përmes pak fjalëve në këtë promovim, sepse kemi të bëjmë me një personalitet të veçant të kombit, që ishte i tëri gjatë gjithë jetës për çështjen kombëtare. Tani, meqë jam në cilësin e ambasadorit, e përgëzoj autorin për gjithë ate punë kolosale që e ka bërë dhe të gjithë ata që janë pjesë e librit dhe ata që e kanë ndihmuar autorin.
Personazhi i libri është bashkëvendas i joni dhe ne jemi rritur me jetën dhe veprën e Tefik Ramadanit. Tefik Ramadani ka përjetuar plagët, dhimbjen dhe vuajtjet në kazamatet gjatë regjimit të komunizmit jugosllav. Monografia, “Në mes lavdisë dhe harresës”, është një libër që do të mbijetoj për jetë, si vepra heroike e Tefik Ramadani.
Përgëzime autorit për këtë punë të vlefshme që jo vetëm nderon një personalitet të madh, por edhe shërben si pasqyrë për trashëgiminë dhe vlerat e Kërçovës dhe mbarë kombit shqiptar. Kjo monografi do të jetë një burim i vyer për brezat e rinj që kërkojnë frymëzim në të kaluarën tonë. Tefik Ramadani mbetet një shembull i vlerave, këmbënguljes dhe përkushtimit, një njeri që përkundër sfidave të mëdha nuk u ndal kurrë së punuari për të mirën e Kombit tonë.
Falënderoj organizatorët për këtë iniciativë madhështore dhe gjithë të pranishmit që ndanë këtë moment të rëndësishëm bashkë. Nisma të tilla na bëjnë të reflektojmë për rrënjët, vlerat dhe identitetin tonë kombëtar. Lavdi jetës dhe veprës të Tefik Ramadanit”.
Fjala përshëndetëse iu dha edhe z.Vigan Berisha, Shef i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, ku ndër të tjera tha:
“Një komb është i fortë kur ai njeh dhe nderon ata që i kanë shërbyer lirisë dhe dinjitetit të tij.” I nderuar Ambasador i Maqedonisë së Veriut, Shkëlqesia Juaj, z. Rexhep Demiri, i nderuar doktor i shkencave politike dhe kryetar i Institutit Helvetik të Europës Juglindore në Zvicër, z. Dashnim Hebibi, i nderuar Kryetar Nderi i Rrjetit të Biznesve, z. Florim Useini, i nderuar Kryetar i Shoqatës Kërçova, z. Resul Mehmedi, i nderuar autor, z. Blerim Ramadani, të nderuar të pranishëm, është një nder dhe kënaqësi e veçantë për mua, si Shef i Misionit të Konsullatës së Kosovës në Cyrih, të jem pjesë e këtij eventi të rëndësishëm, ku kujtojmë dhe nderojmë një nga figurat më të shquara të Kërçovës dhe mbarë kombit shqiptar – atdhetarin Tefik Ramadani. Kërçova, kjo vatër historike e veprimtarëve të shquar të çështjes kombëtare, ka qenë gjithmonë një simbol i rezistencës, përkushtimit dhe guximit.
Në këtë traditë të pasur të Kërçovës spikat figura e Tefik Ramadanit, një atdhetar që ia kushtoi jetën mbrojtjes së identitetit shqiptar dhe luftës për liri. Veprimtaria e tij, e mishëruar në përkrahjen e protestave të vitit 1981 në Kosovë, është dëshmi e guximit dhe përkushtimit të tij për të drejtat e kombit shqiptar. Monografia “Në mes të lavdisë dhe harresës,” e përgatitur nga z. Blerim Ramadani, është një testament i fuqishëm për jetën dhe veprën e këtij atdhetari të madh.
Ajo hedh dritë mbi një periudhë të rëndësishme të historisë shqiptare dhe njëkohësisht ofron një udhëzues të çmuar për brezat e ardhshëm që duan të mësojnë nga sakrificat e të parëve tanë. Figura e Tefik Ramadanit na kujton se liria dhe dinjiteti nuk janë dhurata, por fitohen me punë, përkushtim dhe sakrifica. Lavdi jetës dhe veprës së tij, si dhe të gjithë atyre që kontribuuan për një të ardhme më të mirë për kombin shqiptar! Faleminderit!”
Fjalën përshëndetëse e mori Prof. Rexhep Bajrami i cili kujoi me shumë fjalë të arta jetën dhe veprën e Tefik Ramadani.
Vlerësoi lart me fakte kontributin e tij kombëtar, ku të gjithë të pranishmit me një intersim të jashtëzakonshëm e mirëpritën.
Vajza e Tefik Ramadanit me disa fjalë zemre përshëndeti organizatorët, autorin, panelistët dhe të gjithë të pranishmit me fjalët më të mira të mundshme, që sot janë mbledhur dhe po e kujtojnë jetën dhe veprën e babait të saj. Ajo me shumë emocione kujtoi fjalët e babait të saj.
Fjala për librin, ose rreth vlerësimit të librit iu dha PhD.Dashnim Hebibi ku ai u mirëprit nga të pranishmit edhe pse ai brenda 10 minutave kishte nxjerrë pjesë nga libri dhe kishte bërë një vlerësim shumë real e besa kishte gjetur pjesë ku dha emocione te të pranshmit, sidomos tek vuajtjet e Tefik Ramadanit në burg me gjithë ato maltretime. Po përshkruajmë disa fjalë nga shkrimi i z.Hebibi.
Shumë i nderuar z. Resul Mehmedi, kryetar i Shoqatës Kulturore Kërcova, Shoqatë ndër më të zëshmet për të mirën e atdheut në Zvicër e më gjerë, ish kryetar të kësaj shoqate, organizatore e kësaj ngjarje të veçant, i dashur miku im, Blerim Ramadani, vajza e z.Tefik Ramadani, i respektuar autor i kësaj kryevepre që po e prezentojmë dhe promovojmë sot larg atdheut tonë, megjithate po na duket se jemi në mes të Kërçovës,
I çmuar Ambasador i RM Veriut shkëlqesia e tij z.Rexhep Demiri,
Z.Vigan Berisha Shef i Misionit Konsullor i Republikës së Kosovës Cyrih, z.Vigan Berisha,
Kryetar i Rrjeteve të bisneseve shqiptare në Zvicrën Qëndrore, i respektuar, z. Visar Robelli, si dhe aktivistin e mirënjohur nga Kërçova, z. Florim Useini me të cilin kemi folur para disa muajve për këtë promovim dhe ka punuar shumë, të nderuar të pranishëm.
Dua ta them para jush, sigurisht jo më pak se pesë muaj jemi duke u marrë me këtë promovim libri me autorin. Është hera e parë që e takoj sot, por nga libri e kam njohur sikur të rrija me te shumë gjatë. Sepse e ka dhënë çelsin e shpirtit të tij. Libër me monument të fortë e do ti shërbej të së ardhmes. Për të shikuar në syrin kritik veprën në fjalë që e kemi pran, nuk mundesh të gjesh as një shenjë pikësimi në vend të gabuar e të mos flasim ndoj fjalë që nuk do të duhej të jetë. Është përshkrim i mbushur me realitet faktesh. Monografia “Në mes Lavdisë dhe Harresës” kushtuar jetës dhe veprës së atdhetarit, mësuesit, poetit dhe intelektualit Tefik Ramadani të autorit Blerim Ramadani, është një përmbajtje hulumtuese. Libër monografi me thuajse të gjitha elementet e punimit shkencor që del me konkluzion dhe metodologji e me shumë referenca.
Promovimi i një libri përbën gjithmonë momente emocionale, jo vetëm për atë që e ka shkruar, sepse tekefundit, libri më nuk është i autorit, por i lexuesit. Në shpirtin e këtij libri do të gjeni brenda jetën e Tefik Ramadanit, por shumëçka edhe nga vetvetja e autorit, sepse ka shkrirë kohën me shumë mundi. Meqë e kam fjalën kryesore, do të jem pak më i zgjeruar për hir të veprës së Tefik Ramadanit dhe autorit të librit Blerim Ramadanit edhe pse libri ka redaktorë e recenzentë e që do ti lexoni sa ta keni librin. Është ajo gjuha e zemrës dhe fjalori i shpirtit që flasin dhe e përshkruajnë. Sikur të ishte gjallë, z.Tefik, çka do të thonte? Ku është çelësi i librit për lexuesin? Autori në këtë rast për këtë monografi, z.Ramadani ka përdourur 40 Bibliografi dhe dokumente të shfrytëzuara, 9 intervista, 5 web faqe. Libri ka 196 faqe.
Pjesa e parë: METODOLOGJIA E HULUMTIMIT SHKENCOR
Deklarimi i problemit
Mbase për ta kjo monografi shihet si një obligim moral dhe një brengë shpirtërore për shpagim borxhi për të gjitha ato vuajtjet dhe malltretimet e bëra në burgjet e sistemit monist. Ai mbi të gjitha, do të mbetet feneri mbartës i vetëdijësimit të gjeneratave, në aspektin kombëtar dhe kontributin e tij në sferën e arsimit dhe emancipimit të shqiptarëve. Problematika e hulumtimit shkencor lidhet drejtpërsëdrejti me këto periudha të errëta të sitemit monist.Qëllimi kryesor i hulumtimit shkencor është që kjo shoqëri shqiptare, por edhe studiuesit e fushës e kemi detyrë ndaj atyre intelektualëve, patriotëve dhe mësuesve, që ishin shembull i sakrificës në heqjen e maskës komuniste dhe që kishin qëllim të vetëm çështjen e zhvillimit kombëtar shqiptar. Ky botim jep fakte të rinjve, që nuk të lënë të dyshosh mbi terrorizmin e ushtruar ndaj Tefik Ramadanit dhe familjes së tij. Si dënoheshin aq lehtë këta njerëz, sa e pavlerë ishte jeta e tyre në duart e hetuesve dhe gjykatësve vrasës.
Pjesa e dytë: KOMUNIKIM PËRMES SIMBOLIKËS
Jeta dhe vepra e Tefik Ramadanit i ngjan shumë Pelikanit të Lasgushit, apo Albatrosit të Sharl Bodlerit, i cili vepron kundrejt një sistemi të tërë antishqiptar
Pjesa e tretë: FAMILJA DHE FËMIJËRIA
Nëna e tij ishte figura kryesore në shtëpi. Simbolizonte mirësinë, mençurinë, dashurinë.
Pjesa e katërt: SHKOLLIMI
Tefiku u formua nga libri përpara se të formohej nga njerëzit. Nuk kishte në atë kohë mënyrë tjetër për të kaluar kohën, kjo ishte edhe fati i tij, libri. Ndoshta në atë periudhë edhe librat nuk gjendeshin lehtë.
Pjesa e pestë: KUJTIME
Në një shkrim të pabotuar në një letër të thjeshtë, ai do të shkruante një mesazh në formë kujtimi . E keni te faqe 61.
Te faqe 65 Kosova, “Shqipëria e dytë” . Autori mjeshtërisht i ka dhënë edhe një freski lexuesit përmes fotove.Te faqe 72 e kemi Shqipëria e Tefik Ramadanit. Tefik Ramadani, ishte përbetuar Shqipërisë. Ai e niste dhe mbaronte fjalët me Shqipërinë.
Pjesa e gjashtë: VEPRIMTARIA ILEGALE
A Ishte momenti i kobshëm që vendosi fatin e hidhur të Tefik Ramadanit, është biseda që pëmbysi gjithçka, ndërmjet një shoku të Tefikut dhe të infiltruarit brenda grupit, nga UDB-ja jugosllave… Në vitin 1958, informatorët dhe agjentët e saj i kishin rënë në gjurmë aktiviteteve të tij atdhetare.
Është sa emocionale aq edhe e rrënqethëse biseda me të infiltruarin, përndryshe bashkëpuntor i UDB-së, ku Tefiku i rrëfehet atij në besë duke i thënë se: e keni te faqe 82. Tefik Ramadani, bashkë me disa bashkëmendimtarë kishin mbrojtur tezën se fillimisht do duhej Kosova të hidhej në kryengritje të armatosur për t’u bërë Republikë dhe më pas bashkë me të gjitha viset shqiptare në Jugosllavi do të duhej të bashkangjitej me Shqipërinë. Tefiku, mbante vijën ideologjike të Mit’hat Frashërit, i cili mundohej nga Italia që të luftojë komunizmin, sidomos atë në Shqipëri.
Është e njohur letra e tij e famshme e shkruar nga ai kur ndodhej në mërgim, që shpesh Tefik Ramadani i referohej, e cila ishte shkruar nga Mit’hati më 1 Dhjetor 1946, plot një vit pasi komunistët kishin ardhur në pushtet në Shqipëri. Kërkoi hapur rikthimin e bustit të Skënderbeut në Kalanë e Kërçovës. Kundërshton zëshëm vendosjen dhe zëvëndësimin e heroit kombëtar shqiptar në këtë kala, me atë të Olga Miceskës duke ironizuar se këta të dy i ndajnë male. E keni te faqe 92. “…Ishte e frikshme të shohësh dhe të mendosh se si asokohe miqtë e tu, por edhe të idealit, ishin kthyer në bashkëpuntorë të regjimit. Ishte për atë kohë diçka e paimagjinueshme dhe e pabesusueshme…”, shpesh thoshte, Tefik Ramadani. E arrestojnë më datë 18.07.1960. Te faqe101 e keni një foto te fundit të Tefik Ramadanit me nxënësit e tij para se të burgosej.
Pjesa e shtatë: GJYKIMI, DËNIMI DHE JETA PAS BURGUT
Atë çfarë nuk mund ta duronte është se Tefiku shpesh kishte folur për një hetues, i cili e kishte marrë në pyetje, për të cilin dyshonte se ishte shqiptarë…
Gjatë bastisjes së shtëpisë së Tefik Ramadanit janë gjetur shumë materiale propagandistike, si broshurat “Balli Kombëtar”, “Flamuri”, “Shqipëria e lirë”, “Qëndresa Shqiptare”, si dhe shumë poezi në dorëshkrim, të cilat ai i kishte bërë gati t’i dërgojë për botim në Stamboll. Te faqe 111 e keni Tradhtia e avokatit mbrojtës Faqe 112 eshte Dënimi me 4-vjet burg të rreptë dhe helmimi. Gjatë qëndrimit në burg, Tefiku do të përjetojë torturat më të tmerrshme nëpër qelitë e errëta të kazamateve komuniste. Do të detyrohet që në qeli të bëjë luftë edhe me gjarpërinjë të cilët ia lëshonin gardianët me porosi të hetuesve.
Dhe përkundër dhunës, ai nuk kishte pranuar të tregojë emrat e bashkëpuntorëve.Është një moment sa emocional aq edhe prekës, kur Tefiku i dërgon letër babait të tij Osmanit, ku në mes tjerash i shkruan: e keni te faqe 115. Te faqe 120 eshte edhe nje dokument zyrtar i UDB.
Pjesa e tetë: ANGAZHIMI NË RRJEDHAT E ARSIMIT SHQIP NË MAQEDONINË E VERIUT
Qëllimi parësor i Tefikut ishte të përhapë dituri dhe mësim të gjuhës shqipe. Dëshira e madhe e Tefik Ramadanit ka qenë që t’i mësojë nxënësit dhe gjeneratat e reja me plot zemër se kjo tokë e banuar me shqiptar është e jona. Si mësues, te Tefiku populli kishte shpresa të mëdha, që te gjeneratat e reja të rizgjojë vetëdijën kombëtare.
Pjesa e nëntë: PERIUDHA POSTKOMUNISTE DHE NDIKIMI NË PROCESET SHOQËRORO- POLITIKE
Me rastin e ardhjes dhe pritjes në qytetin e Kërçovës, të kongresmenit amerikan dhe njëherit Kryetar i Ligës Shqiptaro- Amerikane në SHBA, pati dhunë policore kundër turmës që kishin ardhur për të parë këtë takim të ligjëvënsit amerikan me përfaqësuesit e shqiptarëve të Kërçovës, kishte arritur kulmin e saj.
Pjesa e dhjetë: RRËFIME DHE INTERVISTA
Tefik Ramadani, njeriu i fjalës dhe besës . Tefik Ramadani, ky atdhetar dhe burrë kombi . Tefik Ramadani, vizionar dhe pinjoll i çështjes kombëtare shqiptare
Pjesa e njëmbëdhjetë: RRETH KRIJMTARIS° LETRARE
Tefik Ramadani pos patriotizmit dhe atdhedashurisë atë botë u morr pak edhe me letërsi. Me arrestimin e tij, konfiskohet e gjithë krijmtaria letrare. Poezitë e tij më të njohura, që u konfiskuan nga pushteti . Autori i monografisë si konkluzion e sheh se z. Ramadani, është padyshim shembulli i sakrificës në heqjen e maskës komuniste. Tefik Ramadani e dha frymën e fundit dhe trupin ia lëshoi tokës dhe Zotit. Tefiku të mirën shoqërore shqiptare e bëri pjesë të misionit jetësor për gjeneratat pasardhëse të shqiptarëve.
Monografia, “Në mes lavdisë dhe harresës”, është një studim gjithëpërfshirës dhe hulumtim i pasur. Le të shohin edhe lexuesit këto virtyte dhe motivin për të cilën Tefik Ramadani, sakrifikoi veten dhe të ardhmen e tij. Lexuesi i këtij libri konsiderohet me fat, ngase ka në dorë një vepër të veçant me shtrirjen e saj të pasur ku vetë autori, këto fjalë i ka mbledhur e sistemuar si bleta nektarin. Respekt për punën e autorit, sepse ka kujtuar dhe padyshim e ka ndjerë gjithë ate sakrificë për çështjen kombëtare të z.Tefik Ramadani. Përmes intervistave ka bërë edhe studim empirik.
Autori jo vetëm që i hodhi në letër të bardhë ato fjalë e shprehje të arta e dokumente dhe foto, por edhe u përpoq të bënte një lloj panorame të rëndësishme të kohës, duke i vargëzuar si rruazat në këtë gjerdan me gurë të çmuar xhevahir. Z.Ramadani i uroj shumë suksese, mbarësi dhe krijimtari të bollshme edhe në të ardhmen. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Tefik Ramadani.
Shpirti i tij bëftë dritë në përjetësi! Të mos i harrojmë atdhetarët! Nga ajo që kam parë në libër, kam përshkruar edhe një film, ku do të doja që në një të ardhme të kemi një film, por edhe ndoj roman.
Një jetë e kemi edhe ate Tefik Ramadani ia fali çështjes kombëtare. Trashëgëmia e tij është frymëzimi te gjenerat pas gjenerate. Të kontribuojmë te gjenerata e re të jetë më e lidhur me atdheun, sepse shumë është sakrifikuar. Ju falenderoj miq të nderuar për vemëndjen! “. Pas fjalës së z.Hebibi, fjala iu dha edhe autorit, z.Blerim Ramdani. Pasi përshëndeti thuajse secilin veç e veç edhe ate me shumë emocione u ndal së kujtuari, se nuk ka qenë e lehtë të shkruhet libri. Ka pasur shumë emocione, sepse përmes dokumenteve e kujtoja edhe vuajtjen e madhe që kishte me gjithë ato maltretime të rënda që i ka bërë regjimi.
Ju falënderoj Shoqatë e nderuar për këtë organizim madhështor që i bëtë këtij prezantimi. Florim Useini të falënderoj për gjithë angazhimin. Ju jam gjithsesi mirënjohës shkëlqesisë së tij, Ambasadorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Rexhep Demiri, Shefit të Konsulatës së Republikës së Kosovës z.Vigan Berisha, Kryetarit të Shoqatës Kulturore Kërçova, z.Resul Mehmedi, gjithë kryesisë dhe anëtarëve si dhe kryesive të kaluara, bashkëpuntorit dhe mikut tim PhD.Dashnim Hebibi, Prof. Rexhep Bajrami, pastaj themeluesit të RTV „Uskana“, z.Munir Mehdiu, të gjithë atyreve që më kanë ndihmuar që të shoh dritën ky libër, përbesë ju jam falënderues dhe jam i bekuar që ju kam bashkpuntorë dhe miqë. Nuk dua ta harroj askend për ta falënderuar, secilin që keni ardhur për t`më nderuar.
E di se e keni pasur pushim sot e diele, por zoti ju gëzoftë. Jemi krenar me diasporën tonë.Faleminderit me shpirt edhe ate pafudësisht për shumë here. Nuk po e zgjas shumë, sepse u tha edhe nga z.Hebibi, pastaj nga profesor Bajrami, por librin do ta keni në duar dhe ju uroj që ta lexoni. U pafshim në gëzime të tjera”. Krejt në fund, iu dha mundësi edhe bashkëbisedimi nga të pranishmit me autorin dhe siguruam librin me nënshkrim të autorit. Shoqata Kulturore “Kërçova” i ndau edhe mirëjohje autorit për punën e tij të madhe që e ka bërë dhe që po e bënë. Autori nuk u nda nga promovimi edhe pa lotë, ku disa herë të pranishmit duke ia parë lotët e duatrokitnin për respekt dhe e mirëkuptonin nga se protagonisti i Monografisë z.Tefik Ramadani kishte përjetuar dhunë të madhe nga regjimi. Radha e të pranishmëve ishte e gjatë për të marë librin me nënshkrim nga autori, por të pranishmit me shumë dashamirësi pritnin që ta marrin librin. Nuk munguan edhe fotot e kujtimit dhe krejt në fund u shtrua edhe një koktej.
Ne siguruam edhe disa prononcime nga të pranishmit se si e kaluan këtë pasdite dhe njëri nga ata që ka dhënë kontribut për këtë promovim e që njihet thuajse nga të gjihtë, z.Florim Useini, kryetar nderi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore tha: “
Sot me ftesë nga Shoqata Kultuore Kërçova, pata nderin të marr pjesë në promovimin e monografisë “Në mes Lavdisë dhe Harresës” të autorit Blerim Ramadani, një libër që hedh dritë mbi veprën e jashtëzakonshme të Tefik Ramadanit, një figurë kyçe për kombin shqiptar. Ky libër është shumë më tepër se një thjeshtë studim biografik, është një akt i guximshëm dhe i nevojshëm për të nderuar një hero që e ka sakrifikuar jetën për lirinë dhe dinjitetin tonë, veçanërisht për ne kërçovarët, që krenohemi për veprën e tij.
Blerimi ka sjellë një monografi që plotëson një boshllëk të madh në historinë tonë dhe kontribuon në njohjen e një figure të rëndësishme, që për shumë vite ka mbetur në hije. Ky libër është një mundësi për të ruajtur dhe çmuar historinë tonë dhe për t’i dhënë emra si Tefik Ramadani vendin që meritojnë në kujtesën tonë kombëtare.
Gjithashtu, pata mundësinë të takoja personalitete të shquara, si Ambasadorin e Maqedonisë së Veriut z. Rexhep Demiri Shefin e Konsullatës së Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih z.Vigan Berisha, PhD. Dashnim Hebibi, anëtarin e nderit prof. Rexhep Bajrami, ish kryetarin z.Begzat Limani, kryetarin e Sh.Fricktal z.Rafet Ademi si dhe shumë të tjerë, të cilët e nderuan këtë ngjarje dhe folën për rëndësinë e monografisë.
Si aktivist dhe si kërçovar, ndjej një krenari të jashtëzakonshme për këtë moment, që na kujton se veprat dhe sakrificat e heronjve tanë duhet të jenë gjithmonë të pranishme në zemrat dhe mendjet tona. Tefik Ramadani dhe të tjerë si ai janë pjesë e rëndësishme e trashëgimisë sonë, dhe ky libër është një hap i madh për ta mbajtur gjallë këtë histori“.
Edhe z.Rafet Ademi, kryetar i Shoqatës Kulturore „Fricktal“, vlerësoi lart këshillin organizativ që ka organizuar këtë ngjarje të veçant kulturore e historike për një libër me shumë vlerë e të shkruar me shumë profesionalizëm nga Blerim Ramadani.
Ishte një pasdite vërtet e mirë dhe autori na rikujtoi, se nuk duhet ti harrojmë atdhetarët tanë dhe ti përcjellim mesazh edhe gjeneratave të reja, se gjuha, historia dhe traditat tona nuk duhet harruar“. Krejt në fund të këtij takimi, që përfundoi në orën 17.00 të gjithë të pranishmit e siguruanlibrin dhe u përshëndetën me autorin, duke i uruar shëndet dhe suksese të tjera.
helveticALforum