Ambasadori i Maqedonisë së Veriut, Shkëlqesia e Tij, Prof.dr.Ylber Sela dhe stafi i tij me aktivitete të ndryshme në gjithë Gjermaninë. Më 25.01.2025, në kuadër të aktiviteteve të ambasadës për promovimin e produkteve të Maqedonisë së Veriut në tregun gjerman, në hapësirat e ambasadës u mbajt prezantimi i markave të verës nga kantina e verës “Venec – Disan” nga rajoni i Tikveshit.
Në ngjarjen, e cila është një nga një sërë aktivitetesh promovuese të organizuara nga ambasada gjatë periudhës së kaluar, morën pjesë rreth 40 përfaqësues të kompanive nga sektori përkatës, asociacione, përfaqësues nga gastronomia (pronarë të restoranteve nga Berlini dhe disa qytete të tjera si Potsdami, Hanoveri, Hamburgu).
helveticALforum