Universiteti “Haxhi Zeka” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në rangimet Webometrics, duke dëshmuar progres të qëndrueshëm dhe përkushtim ndaj cilësisë akademike. Krahasuar me vitin 2021, kur ndodhej në pozitën 15,737, sot është renditur në pozitën 10,710, duke realizuar një përmirësim të madh prej 5,027 pozitash, që përfaqëson një rritje prej 32%. Ky rezultat pasqyron angazhimin e menaxhmentit, stafit akademik dhe studentëve për zhvillimin e universitetit në të gjitha aspektet.
Kjo është një arritje e veçantë dhe një dëshmi e punës së palodhshme për përforcimin e pozitës së universitetit si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar. Përmirësimet e vazhdueshme, si kjo rritje prej më shumë se 5,000 pozicionesh, tregojnë qartë trendin pozitiv dhe përkushtimin për të vazhduar në rrugën e suksesit.
Ndryshimet në algoritmin e rangimit të Webometrics këtë vit, të cilat theksojnë më shumë vizibilitetin, ndikimin shkencor dhe përmbajtjen e hapur, e bëjnë këtë arritje edhe më domethënëse. Pavarësisht këtyre ndryshimeve, Universiteti “Haxhi Zeka” ka dëshmuar se është në përputhje me standardet globale të cilësisë dhe transparencës. Ky sukses i jashtëzakonshëm është një dëshmi se Universiteti “Haxhi Zeka” po ecën me hapa të sigurt drejt së ardhmes, duke u konsoliduar si një nga institucionet lider të arsimit të lartë në Kosovë dhe më gjerë! / Fakulteti Juridik – UHZ Pejë