/ Gjenevë, 17 shkurt
Edhe atdhetari, bëmirësi e njëherit lobisti për etninë shqiptare, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, z.Fadil Selmani nga Medvegja që jeton e vepron në Zvicër i frymëzuar nga babai i tij, tashmë i ndjer, Baci Liman, që ngriti flamurin në Medvegjë para disa viteve ndër të parët pas pavarësisë së Kosovës, patriot e bëmirës i njohur, uron të gjithë vëllezërit e tij në Kosovë, gëzuar 17 vjetorin e pavarësisë.
Z.Selmani me vëllezërit e tij dihet për një kontribut të madh kombëtar e humanitar, si Ismeti dhe Shabani në Shoqatën Humanitare „Medvegja“ në Zvicër, por edhe në projekte të tjera në të mirë të kombit. Z.Selmani përmes pak fjalëve, por me shumë kuptim, ndër të tjera tha për helveticALforim për këtë ditë të shenjtë:
„Urime 17 vjetori i Pavarësis të Kosovës të gjithë atyre që kontribuan për krijimin e tij !
Lavdi Dëshmorëve! Të jemi bashkë dhe të mos e harrojmë ate tokë shqiptare që vuan çdo ditë dhe me zemër e shpirt është në Shqipëri e Kosovë. Asnjëherë nuk jemi dorëzuar ndër shekuj dhe as që do të dorëzohemi. Ajo tokë do të frymoj për jetë shqip e do të frymoj. Faleminderit! „