Sot mbushen 12 vjet nga largimi i pllakës përkujtimore të dëshmorëve të kombit të rënë në luftën e UÇPMB-së. Atë ditë, një numër shumë i madh i forcave policore serbe, të shoqëruara nga njësitet e xhandarmërisë, kanë marrë pjesë në operacionin e heqjes së lapidarit të vendosur para ndërtesës së administratës së Preshevës. Fillimisht një numër prej 200 pjesëtarësh të xhandarmerisë mbërritën në shesh, ndërsa rreth orës 07:00 të mëngjesit një ekskavator shkuli dhe tërhoqi lapidarin nga vendi i vendosur. Më pas, lapidari është hedhur në një kamion, nga ku është transportuar në drejtim të panjohur. Edhe kryetari i OVL-së për Preshevë, Medvegjë, Bujanoc e Medvegjë, z.Nazmi Hajredini e ka kujtuar këtë ditë me disa fjalë zemre dhe duke vendosur lule të freskëta e duke u përkulur para jetës dhe veprës sëdëshmorëve. „
12 vite kërkesa përfaqësuesve të pushtetit lokal, kryetarve, deputetit dhe këshillit nacional për zbardhjen dhe kthimin e lapidarit. Nuk kemi edhe një përgjigje. Ne si OVL UÇPMB do ta kujtojmë dhe njëherit do të vendosim kurora në shenjë kujtimi dhe nderimi të dëshmorve të kombit.
Lavdi jetës dhe veprës që dhanë jetën për lirin dhe bashkimin e trojeve autoktone shqiptare“. Ajo ditë nuk harrohet nga të gjitë shqiptarët e asaj etnie, por edhe në diasporë. Veprimtarë të shumtë që jetojnë e veprojnë në diasporë, shpresojnë se ditë të mira do të vijnë. Regjimi i Serbisë ka hjekur lapidarin, por ka mbetur emri te Lapidardi. Dashninë e respektin për çlirimtarët nuk ka kush të na hjek. Ata luftuan një regjim të egër që e bombardoi edhe bota demokratike NATO.
helveticALforum