Në librin monografik të publikuar me rastin e 150-vjetorit të themelimit të Fakultetit të Shkencave Humane dhe Shoqërore të Universitetit të Zagrebit, janë veçuar disa bashkëpunime të suksesshme me botën e jashtme. Ndër to, është përmendur edhe deklarata e prof. Lindita Sejdiu Rugovës, dekane e atëhershme e Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës.
Ajo ka luajtur një rol kyç në iniciativën për nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit Ndërshtetëror për funksionalizimin e lektorateve Kosovë-Kroaci dhe anasjelltas, duke kontribuar ndjeshëm në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional mes Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Zagrebit.
Kapitulli me deklaratën e prof. Lindita Sejdiu Rugova:
https://doi.org/10.17234/9789533792064.12
Libri monografik:
https://doi.org/10.17234/9789533792064