Për helveicAlforum na njofton, ndër të tjera, zonj Sulejmani për një ngjarje shumë të rëndësishme që është zhvilluar në kryeqytetin e Shqipërisë.
Ajo ndër të tjera na tha:
„Po ditë më parë në muajin tetor, pata nderin të përfaqësoj Zvicrën në Kongresin e organizuar nga Federata e Mjekëve Shqiptarë në Evropë, mbajtur në Tiranë, në cilësinë e nënkryetares së kësaj federate.
Ky kongres u përqendrua në një temë me rëndësi jetike – muajin rozë, i cili shërben për rritjen e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Gjatë diskutimeve u theksua rëndësia e diagnostikimit të hershëm dhe trajtimit efikas të këtij lloj kanceri, që prek mijëra gra çdo vit në mbarë botën.
Zhvillimet e fundit në fushën e mjekësisë, teknologjisë dhe përkujdesjes shëndetësore na japin shpresë dhe mjetet për të përmirësuar trajtimet dhe rezultatet për pacientet. Si pjesë e një komuniteti mjekësor evropian, fokusi ynë është që të sigurojmë qasje të barabartë në shërbime mjekësore për të gjitha gratë, pavarësisht nga vendi ku jetojnë. Kongresi ishte gjithashtu një platformë për të bashkëpunuar me kolegë nga vende të ndryshme dhe për të ndarë praktikat më të mira në luftën kundër kancerit të gjirit.
Zhvillimi i programeve të reja për ndërgjegjësimin dhe edukimin shëndetësor është thelbësor për të mbrojtur gratë dhe për të fuqizuar ato në marrjen e vendimeve për shëndetin e tyre. Ky ishte një hap i rëndësishëm për të konsoliduar përpjekjet tona të përbashkëta dhe për të avancuar në misionin e Federatës, për të përmirësuar cilësinë e kujdesit shëndetësor për të gjithë shqiptarët në Evropë“. Edhe një sukses i Majlinda Sulejmanit e cila përveç që është e sukseshme në fushën e mjekësisë, ajo është pjesë e politikës zvicerane.
helveticALforum.ch